LAJMI I FUNDIT:

Ky rregullim i thjeshtë në rutinën tuaj të përditshme mund të ulë rrezikun e depresionit me 23 për qind

Ky rregullim i thjeshtë në rutinën tuaj të përditshme mund të ulë rrezikun e depresionit me 23 për qind

Shkenca ka treguar prej kohësh që gjumi është i lidhur me shëndetin mendor përveç mirëqenies fizike.

Jo vetëm që është i rëndësishëm për të mbajtur të mprehtë mendjen tuaj në baza ditore, por është gjithashtu një pjesë thelbësore e parandalimit të problemeve shëndetësore të lidhura me moshën.

Për më tepër, një studim i ri tregon se bërja e një ndryshimi të vogël në orarin tuaj të gjumit gjithashtu mund të ulë rrezikun e depresionit. Sekreti? Gjithçka ka të bëjë me shkuarjen në shtrat pak më herët.


Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se bufët e natës priren të jenë në rrezik më të lartë të depresionit sesa zogjtë e hershëm, gjë që shkencëtarët besojnë se është për shkak të një kombinimi të gjenetikës, si dhe ritmeve cirkadiane dhe sasisë së dritës që njerëzit marrin në varësi të kohës kur flenë.

Universiteti i Kolorados në Boulder ka grumbulluar të dhënat e sondazhit dhe gjurmuesit nga mbi 840,000 njerëz, shkencëtarët zbuluan se kur njerëzit zgjohen edhe një orë më herët se orari i tyre i zakonshëm pasi qëndrojnë në gjumë për të njëjtën kohë që bëjnë zakonisht, ulin rrezikun e depresionit me 23 për qind. Interesante, ata gjithashtu zbuluan se kur dikush shkon në shtrat dy orë më herët dhe për këtë arsye zgjohet dy orë më herët, ky numër ngritët në 40 për qind.

Thënë kjo, ndryshimi i zakoneve të gjumit, edhe për një orë, mund të jetë i vështirë për shumë njerëz. Nëse jeni të gatshëm të bëni përpjekje, studiuesi kryesor nga studimi ofroi disa këshilla të thjeshta. “Mbani ditët tuaja të ndritshme dhe netët tuaja të errëta”, shpjegon Celine Vetter, asistente profesore e fiziologjisë integruese në universitet. “Pini kafenë tuaj të mëngjesit në verandë. Ecni ose ngisni biçikletën tuaj nëse keni mundësi, dhe ulni përdorimin e mjeteve elektronike në mbrëmje”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori