LAJMI I FUNDIT:

Koeman do të vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2023

Koeman do të vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2023

Ronald Koeman do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën edhe për një vit tjetër, ndërsa do të ketë bonuse në rast se ekipi arrin objektivat.

Bordi i drejtorëve të Joan Laportas do të bëjë zyrtare marrëveshjen midis dy palëve në një takim që ata do të zhvillojnë të enjten në zyrat e “Camp Nou”.

Sipas Catalunya Radio, Koeman, i cili erdhi në Barcelonë verën e kaluar për të zëvendësuar Quique Setien, ka rënë dakord me klubin për pagat.


Laporta përmendi në fillim të kësaj jave se bisedimet me Koeman kanë qenë në rrugën e duhur dhe la të kuptohet mundësia që trajneri holandez do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm.

“Bisedimet po shkojnë shumë mirë. Periudha e reflektimit ishte e nevojshme”, kishte thënë Koeman.

Kontrata e Koeman është valide deri në vitin 2022, por Laporta dëshironte të të monitoronte tregun dhe të shihte për zëvendësime të mundshme përpara se të merrte një vendim përfundimtar.

Pavarësisht se e ardhmja e tij është në ajër, Koeman ka planifikuar me bordin e Barcelonës përforcimet për ekipin për edicionin 2021/21.

Koeman ishte në Camp Nou të mërkurën për të parë djalin e tij, Ronald Koeman Jr, i cili mori pjesë në një ndeshje bamirësie si portier. /Telegrafi/