LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane përshëndet takimin e Kurtit me përfaqësuesit e Luginës

Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane përshëndet takimin e Kurtit me përfaqësuesit e Luginës

Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane përmes një komunikate për media thotë se janë të lumtur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Në komunikatë thuhet se “shpresojmë se Qeveria e Kosovës do ta bëj funksionale Zyrën për Luginën e Preshevës sa më shpejt që është e mundur dhe të punojë me udhëheqësit e atij rajoni për të adresuar çështjet e tyre të ngutshme në mënyrë sistematike dhe tërësishme”.

“Ne pastaj besojmë se një dialog Kosova-Serbi nën përkujdesjen e Bashkësisë Evropiane nuk mund të rezultojë me një marrëveshje të suksesshme gjithëpërfshirëse dhe legalisht obliguese në mes të dy shteteve pa ofruar një zgjidhje të qëndrueshme ndaj pabarazive në Luginën e Preshevës”, thuhet në komunikatë.


Më poshtë komunikata e plotë:

“Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane i erdhi mirë kur ka marr vesh se me 24 maj Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pasur një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për shkak të shqetësimit se Serbia ka intensifikuar përpjekjen që të bëj të padukshëm shqiptarët në Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit duke i fshirë adresat e tyre.

Lidhja Qytetare beson se Serbia duhet të ballafaqohet me mungesën e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës që është në kontrast të mprehtë me të drejtat e plota të njeriut dhe qytetare të serbëve në veriun e Kosovës.

Shumë shqiptarë etnikë nga Lugina e Preshevës kanë dhënë jetët në luftën e Kosovës dhe më vonë, sidomos si anëtarë të UÇPMB në konfliktin e Preshevës të viteve 2000-2001. Prandaj, ne besojmë se udhëheqja politike e Luginës së Preshevës duhet të tejkalojë dallimet partiake dhe rivalitetin me qëllim që të punojnë së bashku për ta çuar përpara luftën e shqiptarëve në rajon për barazi, funksionimin e demokracisë dhe lirinë qytetare.

Lidhja Shqiptaro Amerikane ka punuar vazhdimisht me përfaqësuesit e shqiptarëve etnik të Luginës së Preshevës që nga fundi i viteve 1990-ta. Joe DioGuardi, President, dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve të Ballkanit, janë takuar me udhëheqësit e Luginës së Preshevës gati çdo herë kur ata kanë vizituar Kosovën prej vitit 1999 deri në 2008. (Këto takime zakonisht janë mbajtur në Gjilan.)

Në mars të vitit 2001, DioGuardi dhe Cloyes kanë kaluar kufirin dhe kanë shkuar në Serbi Jugore për të u takuar me udhëheqësit e UÇPMB—Shefket Musliun, Sami Azemin, dhe Jonuz Musliun—në shtabin e tyre në Konçul për ta diskutuar planin e tyre të paqes. Pas pesë muajve, në gusht të vitit 2001, Lidhja Qytetare ka sjellë Kryetarin e Komunës së Preshevës Riza Halimin, Kryetarin e Tërnocit Galip Beqirin, dhe Shaip Kamberin, Kreun e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, që të takohen me Kongresistin Ben Gilman, Kryetarin e Dhomës së Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për një diskutim tre orësh mbi abuzimet e të drejtave të njeriut që ishin duke ndodhur nga ana e autoriteteve serbe në Luginën e Preshevës dhe mbi përkeqësimin e procesit të zbatimit të procesit të paqes.

Cloyes DioGuardi ngriti vetëdijen ndërkombëtare mbi shtypjen e shqiptarëve në Serbi jugore në janar 2009, kur ajo dokumentoi torturën, arrestimin dhe burgosjen e dhjetë shqiptarëve në Serbin jugore me shkrimin e saj “Kriza e shpalosur në Luginën e Preshevës.”

Në tetor të vitit 2015, Lidhja Qytetare organizoi që Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, në atë kohë Kryetarë të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit, të shoqëruar nga Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LQShA Faton Bislimi, që të udhëtojnë në Uashington, DC, për të ekspozuar politikën diskriminuese anti-shqiptare të Beogradit para Anëtarëve të Kongresit, Komisionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut me Tom Lantos, dhe Departamentit të Shtetit (ku ata ishin mysafirë të Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Evropës me Thomas Yazdgerdi). Në fund të këtij udhëtimi të suksesshëm, delegacioni i Luginës së Preshevës u intervistua nga Shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës.

Këto përpjekje vazhduan me takimet në Strasburg në shkurt të vitit 2016 në zyrat kryesore të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Zyrën e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës—Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, dhe Jonuz Musliu (I cili fatkeqësisht vdiq dy vjet më vonë)—dhe Faton Bislimi i LQShA kanë ofruar prova mbi politikën institucionale të Serbisë dhe të sponzoruar-nga-shteti për de-popullimin e rajonit duke fshirë nga regjistri civil çdo shqiptar që nuk është në shtëpi kur zyrtarët e shtetit vizituan shtëpitë pa paralajmërim me “qëllim të verifikimit të vendbanimit.” Pasi të fshihen nga regjistri civil, shqiptarët nuk mund të pajisen me ID, pasaporta, ose çfarëdo dokument tjetër zyrtar të shtetit, dhe kështu humbin statusin e vendbanimit dhe të nënshtetësisë në Serbi.

Në maj të viti 2019, Joe dhe Shirley DioGuardi organizuan që një delegacion i përfaqësueseve të shqiptarëve etnikë nga Lugina e Preshevës të vijnë në Uashington, DC, të marrin pjesë në konferencën vjetore të Ish – Anëtarëve të Kongresit të mbajtur në Capitol Hill. Gjatë kësaj vizite, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, dhe Faton Bislimi i LQShA u takuan me stafin e lartë të Anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA, drejtorët e Komisionit të Drejtave të Njeriut të Kongresi të Tom Lantos, dhe Këshilltaret e Punëve të Jashtme të Senatorëve Joni Ernst dhe Gary Peters, bashkë-kryesuesit e Grupit Parlamentar për Çështjet e Shqiptarëve. Delegacioni gjithashtu u takua me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, dhe vizitën e tyre e përfunduan me intervistë për Zërin e Amerikës Shërbimi në shqip.

Prej atëherë, me kërkesë të Lidhjes Qytetare, Faton Bislimi ka mbajtur kontaktin dhe ka pasur takimet me përfaqësuesit Shqiptarët nga Lugina e Preshevës. Në shtator të vitit 2020, si një Anëtar i Kuvendit të Kosovës, Bislimi ka luajtur një rol qenësor në hartimin e programit punues të Zyrës së sapo themeluar për Luginën e Preshevës pranë Qeverisë së Kosovës dhe nën udhëheqjen e Kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti.

Shpresojmë se Qeveria e Kosovës do ta bëj funksionale Zyrën për Luginën e Preshevës sa më shpejt që është e mundur dhe të punojë me udhëheqësit e atij rajoni për të adresuar çështjet e tyre të ngutshme në mënyrë sistematike dhe tërësishme.

Ne pastaj besojmë se një dialog Kosova-Serbi nën përkujdesjen e Bashkësisë Evropiane nuk mund të rezultojë me një marrëveshje të suksesshme gjithëpërfshirëse dhe legalisht obliguese në mes të dy shteteve pa ofruar një zgjidhje të qëndrueshme ndaj pabarazive në Luginën e Preshevës.

Lidhja Qytetare gjithashtu duartrokit për lajmin e bërë rishtazi që klubet shqiptare, shoqatat dhe asociacionet tjera në tërë Zvicrën, anëtarët e të cilave vijnë nga Lugina e Preshevës, janë duke i bashkuar përpjekjet e tyre për mbështetje e atdheut të tyre.

Në fund, ne fuqimisht besojmë se çështjet e shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës mund të zgjidhen me sukses vetëm me përfshirjen aktive të Qeverisë së ShBA. Për këtë arsye, Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane është duke vazhduar angazhimin e vet të gjatë dy-dekada ne Luginën e Preshevës për të ndihmuar formësimin e politikës së jashtme të ShBA për të sjell paqe, barazi, liri dhe prosperitet në rajon”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori