LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së vizituan Përfaqësuesen e Kosovës U21

Krerët e FFK-së vizituan Përfaqësuesen e Kosovës U21

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë vizituar sot (e mërkurë) ekipi përfaqësues të Kosovës U21 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Dardanët e rinj tash e disa ditë janë duke u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, e cila zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Gjatë kësaj vizite kryetari Ademi ju uroi mirëseardhje lojtarëve të rinj që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën, si dhe i uroi për një fillim të mbarë të kualifikimeve.

Kryetari Ademi e lavdëroi punën që po bëhet në ekipin përfaqësues U21, derisa kërkoi nga të gjithë futbollistët që të punojnë me përkushtim, ngase ata janë e ardhmja e ekipit A të Kosovës.

Djelmoshat e rinj nesër (e enjte) do të luajnë ndeshje testuese me ekipin e Gjilanit, në mënyrë që ta presin sa më të përgatitur sfidën e parë të këtyre kualifikueseve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori