LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Është qeveri e praktikantëve

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Është qeveri e praktikantëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL ka adresuar kritika për Qeverinë Kurti,  e cila sipas tij e ka nisur dobët punën më ekzekutiv.

“Kjo qeveri fatkeqësisht për Kosovën ka treguar se e ka startin më të dobët. Nga pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri, e deri të mesazhet që po i dërgojnë jashtë. Ka një arrogancë të pashpjegueshme që natyrisht do t’i kthehet boomerang në kohë”, ka thënë ai.

Abdixhiku në debatin “Fol hapur” tha edhe se i gjithë kabineti i Kurtit është i dobët dhe se kanë mungesë serioze të përfaqësimit të ideve në publik.


“I gjithë kabineti qeveritar është i dobët. Një pjesë e tyre kanë qenë ish drejtor në Komunën e Prishtinës dhe punën e tyre e kemi parë. Mungesë serioze të përfaqësimit të ideve në publik. Kushdo që lexon programin qeverisës e kupton sa i thatë është. Është një qeveri e praktikantëve dhe jo qeveri e burrave dhe grave më të mira të vendit që duhet të udhëheqin guximshëm”, ka shtuar kryetari i LDK-së, transmeton KP.

Ai ka thënë se LDK nuk do të sillet sikur Vetëvendosje në opozitë.

“LDK i ka bërë të qartë qëndrimin e saj qeverisës. LDK nuk merr pjesë në dialog, LDK i’u ka dorëzuar një dokument që mund të ju ndihmoj, sepse nuk po dini. Kjo qeveri është e papërgatitur për të marrë pjesë në dialog. Kemi qeveri që nuk ka pozicion politik rreth dialogut. Në takim me Kurtin i kam kërkuar të ketë pozicion politik të qartë sepse duhet t’iu prezantoj qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Dokumenti që i kemi dorëzuar përmban disa parime rreth të cilave duhet të sillet Kosova, mos të diskutohet për Kosovën por të diskutohet me Kosovën si palë. Kosova të respektojë vendimin e GjND-së sa i përket statusit të saj. Të ketë konfirmim të plotë të qeverisë që çështjet e organizimit territorial nuk do të diskutohen ne dialog”, ka thënë Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori