Komisioni për Shëndetësi gjatë mbledhjes së sotme ka formuar grupet punuese për monitorim të zbatimit të dy ligjeve, atë për Shëndetin Mendor dhe ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Edhe në këtë mbledhje opozita ka kërkuar që fushëveprimtaria dhe emërtimi i Komisionit për Shëndetësi të plotësohet edhe me mirëqenin sociale.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Burim Karameta do ta kryesor grupin punues të monitorimit të ligjit për Shëndetin Mendor. Ai tha se meqenëse ky ligj ka ngecje në zbatueshmëri duhet të bëhet një analizë rreth kësaj çështje për të parë se a ka nevojë për amandamentim.
Anëtar të këtij grupi punues janë edhe deputetë, Haxhi Avdyli, Armend Zemaj, Shemsedin Dreshaj, Uran Ismajli dhe Fatmire Kollçaku.
“Kur kam propozuar nuk e kam bërë që unë të jem udhëheqës i këtij grupi, do t’i marrim vendimet bashkërisht. Natyrisht jam i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë, ekzistojnë disa komponentë, disa grupe, ekzistojnë disa institucionet të cila duhet të qeverisin aktivitetin e tyre, të zhvillojnë duke u bazuar në bazë të këtij ligji të shëndetit mendor dhe natyrisht ka çalime në implementim të tij, dhe po mendojmë që të bëhemi ne si organ promotor në mënyrë proaktive ta shikojmë në detaje këtë ligj të shikoj të gjitha komponentet e saj të shikojmë a kemi nevojë ta amandamentojmë apo ndryshojmë atë apo jo apo vetëm në intervenojmë dhe të bëjmë shtytje dhe mbështetje që të implementohet në përgjithësi”, tha Karameta.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu u vendos që të kryesojë grupin punues për ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në këtë grup punues do jenë anëtarë edhe deputetë Armend Zemaj, Labinot Demi-Murtezi, Shemsedin Dreshaj, Mirsad Shkreta dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.
“Mendoj që këto dy ligje që i kemi vendosur që t’i monitorojmë brenda kësaj periudhe kohore jam dakord që Karameta ta udhëheqë këtë grup punues, do ishte mirë që këto grupe punuese të jenë me nga pesë anëtar me një përfaqësim të të gjitha subjekteve politike do kishte me na kryer punë bukur shumë….Unë do jem me grupin punues për monitorimin e Ligjit Anti-COVID pasi kam qenë edhe propozues i atij monitorimi të atij ligji jam i gatshëm edhe me udhëheqë nëse dakordoheni bashkërisht, por sigurt që kemi me pas punë gjatë monitorimit”, tha ai.
Edhe në këtë u ngrit si çështje rishqyrtimit të emërimit të Komisionit të Shëndetësisë dhe rikthimin e fushëveprimtarisë së mirëqenies sociale.
Ishte kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, e cila tha se kërkesa e saj me mbështetjen e deputetëve anëtarë të komisionit u procedua në seancë, por në mungesë të votave nuk u procedua tutje.
“Atë ditë në seancë ju e dini se unë si kryetare e komisionit e kam dërguar që të rishqyrtohet edhe njëherë çështja e pjesës së mirëqenies duke e ditur se kur janë konstituar në Kuvend kanë qenë Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie, ndërkohë është larguar komponenta për punë dhe në këtë mandat jemi vetëm Komision për Shëndetësi, edhe pse nuk kam pasur dyshime që çështja për mirëqenie do adresohet edhe në Komision për Buxhet e kam marrë si obligim që t’i adresohemi meqenëse nuk ka marr mbështetje”, tha ajo.
Armend Zemaj, deputet nga LDK, tha se meqenëse është planifikuar plotësim ndryshimi i shumë ligjeve, Qeveria duhet të tregojë orientimet ligjore që lidhen me shëndetin.
“Ne jemi në proces të shumë plotësim-ndryshimeve të shumë ligjeve në procedurë legjislative. Tash edhe ne vetë dhe qeveria duhet të dijë se ku dëshiron t’i orientoj ndryshimet ligjor që lidhen me shëndetin. E fundit rregullorja është në plotësim ndryshim”, tha ai.
E anëtari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu po insiston që kjo kërkesë të rikthehet në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe të hidhet në votim në mënyrë që t’i kthehet emërtimi i mëhershëm Komisionit për Shëndetit, duke përfshirë edhe mirëqenies sociale.
“Mendoj që është mundësi e mirë që emërtimi i komisionit dhe fushëveprimit i komisionit të jetë sikurse në mandat e kaluara për shkak të ngërthimit të shumë çështjeve që lidhen edhe me shëndetin por edhe me punën dhe mirëqenien sociale. Po e marrë si shembull nëse puna mbetet tek komisioni për Financa dhe Transfere, unë pash në agjendën legjislative që është plotësim ndryshimi i ligjit për Siguri dhe Shëndetin në punë, kush më i thirr se sa ky komision do ishte më i thirrur me diskutuar edhe me draftu ligjit për Siguri dhe Shëndetin në punë… Unë jam pro që në seancë të jetë riemërtimi dhe fushëveprimi i Komisionit për Shëndeti dhe Punë, Mirëqenie Sociale”, tha Haxhiu.
Ndërsa, kthimin e mirëqenies sociale në fushëveprimtarinë e Komisionit për Shëndetësi e kërkoi edhe deputeti nga AAK, Shemsedin Dreshaj.
“Mendoj se që Komisioni kemi shteruar këtë punë dhe kemi prezantuar mjaftë argumente edhe para Kuvendit mendoj që i vetmi gjë që duhet të bëjmë të mos vonohemi që mos të përzihemi edhe në agjendën e komisioneve të tjera sepse edhe ata hartojnë një strategji të punës”, theksoi Dreshaj.
Komisioni për Shëndetësi në mbledhjen e sotme ka diskutuar edhe për takimin e mbyllur që kishin zhvilluar kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku me udhëheqësit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite