LAJMI I FUNDIT:

Georgina Rodriguez thotë se Ronaldo do të mbetet te Juventusi

Georgina Rodriguez thotë se Ronaldo do të mbetet te Juventusi

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez u tha gazetarëve se sulmuesi portugez do të qëndrojë te Juventusi.

Spekulimet rreth të ardhmes së Ronaldos po rriten sidomos pas kthimit të trajnerit Massimiliano Allegri dhe nevojës për të ulur kostot.

Ditëve të fundit gjithashtu ka pasur edhe raporte rreth një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Manchester Unitedit për Paul Pogba.


Megjithatë, tani kanë ardhur disa zëra apo thënë konfirmime se ylli portugez do të mbetet te klubi nga Torino.

Është e dashura e tij, Georgina Rodriguez, e cila ishte duke ecur në Spanjë ndërsa po filmonte një dokumentar të Netflix dhe u pyet se a po largohet Ronaldo nga Juventusi.

“Ai po qëndron”, ishte përgjigjja e saj e shkurt, duke hequr çdo thashetheme rreth të ardhmes se portugezit. /Telegrafi/