Ai tha se Komiteti Teknik ka plan të qartë për menaxhimin e epidemisë së COVID-19 dhe nuk do të bien në “kurthin e euforisë” duke bërë hapje të pakontrolluar.
“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë”, shkruan Rama.
Masat që priten të lehtësohen nga 1 qershori:
Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijoje të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.