LAJMI I FUNDIT:

Një viktimë dhe 21 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një viktimë dhe 21 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Prej disa javësh Shqipëria po njeh një situatë pozitive sa i takon COVID-19, ku rastet e reja mbetet në nivel minimal ndërsa rastet aktive kanë rënë ndjeshëm.

Gjatë ditës së fundit janë zbuluar 21 infektime të reja nga 2 807 testime të kryera. Nga ana tjetër, pas dy ditë ku nuk pati asnjë viktimë nga coronavirus, sot ka humbur jetën një pacient 77 vjeç nga Tirana.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Ditën e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.


Nisur nga kjo situatë e përmirësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim për lehtësimin e disa masave duke nisur nga data 1 qershor. Komiteti vendosi për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura ndërsa do të vijojë të përdoret në ambientet e brendshme dhe në transportin publik, ndërkohë që ora policore shtyhet deri në orën 23:00.

Statistika (28 Maj 2021)

Testime totale            712,271

Raste pozitive             132,285

Raste të shëruara        129,097

Raste Aktive                  740

Humbje jete                  2,448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         343

Korçë            91

Shkodër       82

Vlorë             40

Elbasan        36

Berat             41

Lezhë           31

Gjirokastër   27

Fier               18

Kukës           11

Durrës          16

Dibër          4

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori