Durmishi: Ramushin e ka kap sikleti, po i pengon që e kam ndal ndërtimin e rrugës që bëhej ekskluzivisht për bashkëpartiakët e tij
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti është më e korruptuar se të gjithë të tjerët.
Haradinaj ka publikuar një fotografi ku shihet zv.ministri Durmishi, me një biznismen i cili siç tha Haradinaj ka fituar tender sapo është emëruar Durmishi në pozitën që ka tani.
“Ju jeni më të korruptuar se krejt tjerët që kanë qenë përpara”, ka thënë Haradinaj, të cilit i është përgjigjur Durmishi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shtuar po ashtu se është zv.ministër dhe nuk është punë e tij të merret me tenderët.
“Me procedurat e tenderëve mirret zyra e prokurimit. Kjo më shumë flet për mendësinë e tyre se si kanë vepruar kur kanë qenë në pushtet. Si rezultat i ndërhyrjeve dhe urdhërave direkte të tyre sot ministria është në gjendje të tillë me shumë borgje e shumë probleme”, thekson Durmishi.
Tutje ai ka thënë se “Ramushin e ka kap njëfarë sikleti kohëve të fundit. Në fillim nuk e kuptoja por tani secilën ditë që po kalon po e kuptoj më mirë”.
“Ramushit po i pengon shumë që unë e kam anulu kontratën e mirëmbajtjes dhe sidomos sepse e kam ndal ndërtimin e rrugës në zonë të mbrojtur e që bëhej ekskluzivisht për vilat e bashkëpartiakëve të tij të ndërtuara në pronë publike. Prandaj sulmin e ka ndaj meje dhe ministrit duke shpifur për ne”, shkruan Durmishi teksa vazhdon të thotë se “Një nga problemet me të cilat jemi ballafaquar në ministri është edhe bllokimi i disa projekteve që nga viti 2019”.
Zv.ministri ka thënë se njëzet aneks kontrata kanë qenë në pritje vetëm për nënshkrim nga zyrtarët e prokurimit.
“Këto kontrata kanë qenë të kompletuara me dokumentacion, duke filluar nga konstatimi i menaxherit të kontratës në ditar të punës dhe kërkesa zyrtare për aprovim nga menagjmenti, duke vazhduar me raportet e komisioneve profesionale që i verifikojnë të gjitha këto pozicione në teren dhe në fund kemi rekomandim nga auditori i brendshëm i ministrisë që 19 nga 20 kontratat të nënshkruhen. Ditën kur është nënshkruar aneks kontrata me kompaninë e apostrofuar janë nënshkruar edhe 7 kontrata tjera dhe unë nuk e di cila është nënshkruar e para sepse unë nuk nënshkruaj kontrata”, thuhet në reagimin e Durmishit.
Ai po ashtu u shpreh se është inxhinier me profesion dhe shumicën e kompanive i njeh që moti sepse me ta i ka lidhë profesioni.
“Pronarin e kësaj kompanie unë e njoh që nga viti 2001. Në kohën kur nuk kam pas funksion ekzekutiv unë kam bashkëpunuar me kolegët e mi të profesionit dhe e kam ndihmuar edhe kompaninë në fjalë me këshilla profesionale sidomos në fushën e menagjimit. Fotoja që është publikuar është e vitit 2019. Prandaj mos manipulo Ramush. E di që je në siklet të madh sepse ti dhe ata që kanë keqpërdorur nuk mund ta bëni më dhe kjo është mirë për shtetin e qytetarët. Secili vendim që do ta marrim do të jetë në dëm tuajin e në të mirë të qytetarëve”, shkruan Durmishi.
Ai shtoi se bën jetë modeste duke jetuar në një banesë me qera në Fushë Kosovë.
“Në ndërkohë që ju jetoni në luks. A thua si e bëtë gjithë këtë pasuri?”, pyet Durmishi, Haradinajn. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje