LAJMI I FUNDIT:

“Horror në rrugën e vdekjes”, vajzat nga Argjentina u nisën për në pushime dhe pësuan aksident, tri humbën jetën e njëra foshnjën

“Horror në rrugën e vdekjes”, vajzat nga Argjentina u nisën për në pushime dhe pësuan aksident, tri humbën jetën e njëra foshnjën

Tri vajza humbën jetën, kurse mikesha e tyre humbi foshnjën në një aksident të tmerrshëm trafiku në “rrugën e vdekjes” në Argjentinë, derisa po festonin fundin e izolimit si rezultat i COVID-19.

Charo Alvarez Amado, 26-vjeçe, Sofia Duro, 26, Florencia Barios, 25 dhe Mikaela Krino Pacher, 25-vjeçare, ishin rrugës për në shtëpinë e mikeshës së tyre në plazh. Ishin nisur nga qyteti i tyre i lindjes La Plate në Argjentinë, transmeton Telegrafi.


Vajzat që ishin mikesha nga shkolla fillore, nuk ishin parë për tetë muaj dhe kështu me veturë po lëviznin nëpër qytetin Pinamar për të shijuar vikendin e gjatë.

Sofia ishte prapa timonit të veturës Renault Clio, kur ndodhi aksidenti me një familje që ishte në një veturë tjetër. Rruga ku ka ndodhur aksidenti sipas banorëve njihet si “rruga e vdekjes”, pasi që ka një korsi nëpër të cilën lëvizin veturat nga të dyja kahjet.

Sofia dhe Charo që ishte e ulur në anën e djathtë të shoferit, kanë mbetur të vdekura në vend. Mikaela ishte dërguar në qendrën e njëjtë sikurse Florencia, pasi kishin pësuar lëndime të rënda dhe më vonë u dërguan në një spital tjetër.

Mediat lokale raportojnë që Mikael që mbushi 26 vjet derisa po hospitalizohej, ndërroi jetë më 21 maj. E Florencia që ishte javën e 33-të të shtatzënisë, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale (prerje cezariane), por që për fat të keq humbi foshnjën.

Delfina Burlando, mikesha e tyre në shtëpinë e të cilës ishin nisur të ndjera, i ka dhënë lamtumirën e fundit mikeshave me një postim prekës në Instagram.

“Ju dua, përgjithmonë do t’ju dua”, ka shkruar ajo.

Deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, kurse policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një përplasje të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori