LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gjashtë persona në Mitrovicë, për prostitucion

Arrestohen gjashtë persona në Mitrovicë, për prostitucion
Foto: Arkiv

Gjashtë persona janë arrestuar, një femër dhe pesë meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 më datë 17.05.2021, në Mitrovicë.


“Janë arrestuar  gjashtë të  dyshuar, një femër dhe 5 meshkuj  kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer  veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me urdhër te prokurori të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/