LAJMI I FUNDIT:

Emery pas triumfit të Villarrealit në Ligën e Evropës: Jemi shumë të lumtur dhe krenarë

Emery pas triumfit të Villarrealit në Ligën e Evropës: Jemi shumë të lumtur dhe krenarë

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery ka shprehur lumturinë e tij pas triumfit ndaj Manchester Unitedit në finalen e Ligës së Evropës.

Villarreali arriti ta fitojë trofeun e dytë më të vlefshëm për klube evropiane, pasi mposhti në finale Djajtë e Kuq.


Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.

Villarreali fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale pas serisë prej 22 penalltive
Lexo po ashtu Villarreali fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale pas serisë prej 22 penalltive

21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea dhe Villarreali u shpall në fund fitues.

Ky triumf në finale i ka lumturuar të gjithë te klubi spanjoll e në veçanti trajnerin Emery, i cili ka thënë pas ndeshjes se e merituan dhe se ndihet krenarë.

“Jam shumë i lumtur. Këta lojtarë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Jam i lumtur për ta, për presidentin, pronarin, kryetarin”, ka thënë fillimisht Emery pas ndeshjes.

“Ne jemi shumë krenarë për Villarrealin. Mendoj se e merituam të fitonim. Ishte Manchester Unitedi, por sonte kemi luajtur një ndeshje shumë konkurruese”.

Solskjaer pas humbjes së finales në Ligën e Evropës: Jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli
Lexo po ashtu Solskjaer pas humbjes së finales në Ligën e Evropës: Jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli

“Ky klub ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ne do të shijojmë këtë garë. Unë dua të fitoj Ligën e Evropës, por dua të luaj në Ligën e Kampionëve”.

“Ne do ta shijojmë këtë moment me mbështetësit tanë dhe familjet tona nesër”, përfundoi trajneri i Villarrealit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori