LAJMI I FUNDIT:

Villarreali fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale pas serisë prej 22 penalltive

Villarreali fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale pas serisë prej 22 penalltive

Villarreal dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) pas 90 minutave në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa spanjollët janë shpallur fitues pas ekzekutimit të penalltive.

Reklama

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave nisi me kujdes, duke tentuar të gjejnë hapësira, pa rrezikuar shumë prapa.

Por spanjollët që njihen si mbretërit e kësaj gare, arritën të shënojnë që në rastin e parë serioz.

Zhvillohej minuta e 29-të, kur Daniel Parejo harkoi në zonë nga një goditje dënimi, ku Gerard Moreno u gjend më së mirë në zonë dhe shënoi për 1-0.

Manchester United edhe pse shtoi presionin pas golit të pranuar, nuk arriti të gjë golin në këtë pjesëlojë.

Në pjesën e dytë United e nisën edhe më me vrull, duke e kërkuar golin e barazimit që në start.

Fillimisht në minutën e 53-të anglezët pretenduan për penallti, por që nuk u akordua pasi u shikua në VAR nga gjyqtari Clemente Turpin.

Por disa minuta më vonë, në minutën e 56-të ishte Edinson Cavani që ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të tundur rrjetën për 1-1.

Edhe ky gol u pranua pasi u shikua VAR, ku uruguaiani ishte në pozitë të rregullt, në atë tollovi të krijuar në zonë.

United kishte rast të mirë ta mbylle ndeshjen në minutën e 72-të, por Cavani nga afërsia nuk ishte i saktë.

Në minutat e mbetur anglezët tentuan më shumë që të gjenin golin, por nuk ia arritën.

Pjesa e parë e vazhdimeve nuk solli asgjë, asnjë rast të vetëm nga asnjëra skuadër.

Pjesa e dytë e vazhdimeve edhe pse ishte pak më e mirë, rast të mirë kishin spanjollët kur gjuajtja e Morenos u ndal nga Fred, ku topi pastaj e preku në dorë, por që pas shikimit në VAR nga gjyqtarët u vendos që nuk ishte penallti.

Pas 12o minutash sytë ishin drejt portierëve, Geronimo Rulli (Villarreal) dhe David de Gea (Manchester United).

Pas ekzekutimit të penalltive ishte Villarral që doli më mirë, duke fituar ndeshje 11-10 dhe duke u shpallur kampion i Ligës së Evropës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

La Liga
Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Premier League
Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Premier League
Kalo në kategori