LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Kuvendi sot shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020.

Po ashtu, në këtë seancë do të jetë debati në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19.

Seanca plenare nis në ora 10:00. /Telegrafi/