LAJMI I FUNDIT:

Kur William i tha Dianas se ai nuk donte të bëhej mbret, Harry pati përgjigje interesante

Kur William i tha Dianas se ai nuk donte të bëhej mbret, Harry pati përgjigje interesante
Princesha Diana, William dhe Harry (Foto: Getty Images)

Pjesa më e madhe e botës pret që Princi William të kurorëzohet mbret një ditë – por kjo mund të mendohej ndryshe kur mbreti i ardhshëm ishte adoleshent. Në fakt, mund të kishim përfunduar me Princin Harry në fron!

Gazetari britanik Jeremy Paxman ndau një bisedë që ai bëri me Princeshën Diana pak para vdekjes së saj, dhe detajet janë shumë të lezetshme. “Rreth një vit para se të vdiste, sekretari i saj më thirri dhe më kërkoi të drekoja. Nuk e kam idenë pse. Ajo ishte mahnitëse dhe magjepsëse, siç mund ta imagjinoni”, filloi Paxman . “Ne biseduam për fëmijët tanë, dhe ajo tha se William shpesh i thoshte se ai me të vërtetë nuk dëshironte të bëhej mbret, dhe pastaj Harry do të thoshte, ‘Nëse ti nuk e dëshiron këtë punën, unë do ta bëj’”.

Por deri sa të vijë ajo ditë, fokusi kryesor i Princit William është rritja e familjes së tij. “Unë jam përqendruar shumë në rolin tim si baba”, tha ai në 2016 menjëherë para ditëlindjes së parë të Charlotte. “Unë jam një baba i ri dhe i marr shumë seriozisht detyrat dhe përgjegjësitë e mia ndaj familjes time dhe dua t’i edukoj fëmijët e mi si njerëz të mirë me idenë e shërbimit dhe detyrës ndaj të tjerëve si shumë të rëndësishme”. Për Princin William dhe gruan e tij, Kate Middleton, kjo do të thotë të mos i thonë George se do të jetë mbret.


Princi Harry ka ndryshuar mendim që nga përgjigjja e tij e pacipë si fëmijë. Ai dhe gruaja Meghan bënë një hap prapa nga detyrat mbretërore, por nuk është hera e parë që princi shpreh ndjenja të ngjashme.

Në intervistën e vitit 2017 me Newsweek, Duka i Sussex tha: “A ka ndonjë nga familja mbretërore që dëshiron të bëhet mbret ose mbretëreshë? Nuk mendoj kështu, por ne do t’i kryejmë detyrat tona në kohën e duhur”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Lifestyle
Kalo në kategori