LAJMI I FUNDIT:

Çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar

Çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar
(Foto: Eat This, Not That)

Ata që mendojnë se mund ta kontrollojnë alkoolin që pinë në mënyrë që të mos i dëmtojë, duhet ta mendojnë edhe një herë.

Sepse konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, duket se ndikon shumë më herët nga sa mendohej deri tani.

Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se ky konsum shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa. Në studim morën pjesë 25.000 njerëz.


(Foto: Medical News Today)

Verifikimet treguan se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumimit të alkoolit – transmeton Top Channel.

Çfarë i bën saktësisht trurit tuaj konsumi i alkoolit, me kalimin e moshës, shpjegon neurologia!
Lexo po ashtu Çfarë i bën saktësisht trurit tuaj konsumi i alkoolit, me kalimin e moshës, shpjegon neurologia!

“Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit”, ka deklaruare Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

(Foto: Woman’s Health)

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet.

Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme. Por, teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes.

Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.

“Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës”, ka shpjeguar autorja e studimit.

(Foto: Family Doctor)

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori