LAJMI I FUNDIT:

Putin pranon ftesën për “sy më sy” të Biden – tregohet edhe data e mundshme e takimit

Putin pranon ftesën për “sy më sy” të Biden – tregohet edhe data e mundshme e takimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar zyrtarisht ftesën e presidentit amerikan Joe Biden për një samit “sy më sy” përmes përfaqësuesve të tij gjatë një takimi diplomatik të nivelit të lartë në Gjenevë më 24 maj, ka raportuar gazeta e biznesit Kommersant.

Sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan në Gjenevë në 24 maj dhe diskutuan samitin e planifikuar.

“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar SHBA-Rusi, data dhe vendndodhja e të cilit do të njoftohet më vonë”, citohet të jetë thënë në deklaratë.


Patrushev është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit dhe të dy kanë shërbyer si kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) gjatë karrierës së tyre të gjatë në krye të elitës politike të Rusisë.

Takimi ishte takimi i dytë i nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA dhe pasoi bisedimet midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarit të shtetit Antony Blinken më 20 maj në Reykjavik.

Takimi i nivelit të lartë Putin-Biden është planifikuar për 15 ose 16 qershor në një “vend të tretë, edhe pse data dhe vendi i saktë nuk janë vendosur ende dhe do të shpallen më vonë”, raportoi Kommersant, duke shtuar se Zvicra është favoritja aktuale.

“Palët ranë dakord që normalizimi i marrëdhënieve ruso-amerikane jo vetëm që do të përmbushte interesat e të dy vendeve, por gjithashtu do të kontribuonte në parashikueshmërinë dhe stabilizimin në arenën globale”, është thënë ndër tjerash në deklaratë.

Patrushev dhe Sullivan kanë diskutuar gjithashtu edhe për uljen e detyruar të dielën në Bjellorusi, pas së cilës është arrestuar gazetari disident Raman Pratasevich. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori