LAJMI I FUNDIT:

Shkaktoi reagime të shumta me bërjen e shqiponjës në Eurovision, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë

Shkaktoi reagime të shumta me bërjen e shqiponjës në Eurovision, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë
Gjon Muharremaj (Foto: YouTube)

Gjon Muharremaj gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Shqiptari, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, zuri vendin e tretë në garën e këtij viti.

Në natën finale, bërja e shqiponjës dy krenare nga ana e tij pas marrjes së vlerësimit maksimal nga Shqipëria kishte shkaktuar reagime negative nga Serbia.


Gjon Muharremaj (Foto: YouTube)

Sipas medieve të tyre, ky gjest ishte provokim i qartë që duhej të çonte në diskualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

Shqiptari Gjon Muharremaj flet pas finales së Eurovision: Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj
Lexo po ashtu Shqiptari Gjon Muharremaj flet pas finales së Eurovision: Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj

“Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dy krenare është simboli i Shqipërisë”.

Gjon Muharremaj (Foto: Instagram)

“Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. Gjithmonë kanë qenë krenarë për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra e falënderimit”, vazhdoi ai.

Theksojmë që familja e Gjonit jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, por që me prejardhje janë nga Kosova.

Gjon’s Tears ndërkohë ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me 12 pikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori