LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari Gjon Muharremaj flet pas finales së Eurovision: Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj

Shqiptari Gjon Muharremaj flet pas finales së Eurovision: Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj
Foto: YouTube

Në finalen e konkursit të 65-të, të këngës Eurovision, Zvicra zuri vendin e tretë falë Gjon’s Tears.

22-vjeçari tregoi se ndihet veçanërisht i vlerësuar nga juria.


Gjon’s Tears ishte në vendin e parë me 267 pikë mirëpo në fund votat e audiencës e shtynë Italinë në krye, megjithatë nuk ka arsye trishtimi për 22-vjeçarin nga Fribourg: “Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”, tha ai i lumtur pas finales në intervistën e SRF.

Gjon mori plot dymbëdhjetë pikët në votimin e jurisë. Jo gjithçka shkoi normalisht më parë, siç pranon ai: “Të them të drejtën, kishim probleme teknike më parë. Por ne ishim në gjendje ta zgjidhnim atë në mënyrë që të mund të jepnim në mënyrë perfektë në finale. Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj. Për mua, votimi i jurisë do të thotë që unë kam diçka të veçantë”.

Publikohet renditja e shteteve të natës finale të Eurovision 2021 - Shqipëria këndon e dyta, shqiptari nga Zvicra i 11-ti
Lexo po ashtu Publikohet renditja e shteteve të natës finale të Eurovision 2021 - Shqipëria këndon e dyta, shqiptari nga Zvicra i 11-ti

Gjoni shënoi 437 pikë krenar me baladën e tij melankolike “Tout l’univers” – një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision”.

“Është e çmendur dhe jam mbingarkuar sepse nuk e prisja. Gjithmonë ishte një ëndërr e madhe , tani është realizuar”, ishin fjalët e para të Gjon pasi zuri vendin e tretë.

Para dhe pas performancës së tij, ai ndau ngazëllimin me pjesëmarrësit e tjerë, derisa ai pranon: “Unë brohorisja në çdo shfaqje sepse të gjithë kishin diçka shumë të veçantë” – dhe shton: “Është thjesht çështje shijeje. Të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri”.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori