Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha, ka ndarë një urim të veçantë për renë e saj, Tringën, me rastin e diplomimit.

Braha ka publikuar në rrjetet sociale disa nga kjo ditë e rëndësishme për familjen, ku në njërën prej tyre shfaqet duke e përqafuar Tringën, ndërsa në disa të tjera pozojnë e gjithë familja së bashku.


Në portretin familjar shfaqen Mihrije Braha, djali i saj Platori, Tringa dhe këngëtari Naim Abazi, duke ndarë së bashku këtë moment të veçantë.


Krahas fotografive, Mihrija i ka dedikuar Tringës disa fjalë të ëmbla, duke shprehur krenarinë e saj për të.

“Tringa, krenaria e familjes tonë. Urime”, ka shkruar këngëtarja në urimin e saj.

Pas këtij postimi, të cilin artistja nuk hezitoi ta ndajë me ndjekësit e saj, pasuan shumë urime për këtë ditë të rëndësishme për renë e saj.