Nga: Daut Dauti
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtari gjerman i quajtur Hans Leip (1893-1983), e shkroi një poezi për të dashurën e tij. Poezinë e titulloi ‘Das Mädchen unter der Laterne’ (Vajza nën dritën e llambadarit), pa e ditur se ky tekst do të bëhej ndër këngët më të bukura dhe më të popullarizuara të dashurisë.
Poezia nuk u botua para vitit 1937, kurse një vit më vonë, kompozitori Norbert Schultze, e shndërroi në këngë. Por, as kënga nuk u popullarizua menjëherë. Me fillimin e luftës, nazistët gjermanë e adaptuan këngën për ngritje të moralit dhe marshim ushtarak dhe e titulluan ‘Lili Marlen’. Më 1941, kur gjermanët e morën Beogradin, nga radiostacioni i këtij qyteti filluan emetimin e saj.
Komandanti i forcave gjermane në Afrikë, gjenerali Erwin Rommel, e dëgjoi këngën dhe pasi i pëlqeu, i urdhëroi përgjegjësit e Radio Beogradit ta lëshonin çdo ditë në mëngjes. Kënga u popullarizua aq shpejt sa që nisi të këndohet nga të gjithë ushtarët gjermanë.
Pasi që forcat aleate e monitoronin propagandën gjermane, e dëgjuan këtë këngë dhe u pëlqeu edhe atyre. Prandaj, edhe aleatët filluan ta emetojnë në radiot e tyre. Madje, e përkthyen pothuaj në të gjitha gjuhët evropiane. Pasi që kënga përmbante dashuri dhe shpresë për paqe, e dëgjonin edhe pjesa civile. Në Londër njerëzit e dëgjonin edhe kur këtë qytet e bombardonin gjermanët. Dhe, kështu, e njëjta këngë u bë hit dhe e dashur për të dy palët armiqësore.
Nëse një poezi, më vonë këngë, këndohet në luftë nga miliona ushtarë dhe civilë nga të dy kampet armiqësore e madje edhe sot në paqe, duhet të posedojë fuqi të jashtëzakonshme. Autori Hans Leip duhet ta ketë ndier veten mirë dhe mburrur për këtë punë me të cilën ka krijuar influencë aq të madhe. /Telegrafi/
https://vimeo.com/381939298
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker