LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në Ditën e Presidentit: Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës

Abdixhiku në Ditën e Presidentit: Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Ditën e Presidentit, sot ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë”.

Abdixhiku ka thënë se më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumë partiakë për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës. Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci.

“Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës”, ka shkruar Abdixhiku.


Postimi i plotë:

Sot, me Albinën e me bashkëpunëtorë, vizituam “Shtëpinë e Pavarësisë” për të shënuar Ditën e Presidentit.
Më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumë partiakë për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës. Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci. Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës.
Në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeriu gjenë jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që përcaktoj të ardhmen mbarë e mirë; por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në këtë vend. Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori