LAJMI I FUNDIT:

Roma shumë afër transferimit të Belottit, në Itali flitet për një marrëveshje mes palëve

Roma shumë afër transferimit të Belottit, në Itali flitet për një marrëveshje mes palëve

Andrea Belotti duket se do të jetë lojtari i parë që do ta transferojë Jose Mourinho te Roma.

Sulmuesi italian prej vitesh shkëlqen me Torinon, por tani është i vendosur të largohet për një aventurë të re.


Mediat në Itali kanë raportuar se lojtari ka arritur tanimë një marrëveshje personale me Romën për t’iu bashkuar nga sezoni i ri.

27-vjeçari është pajtuar për një kontratë katër vjeçare me Giallorosët nga e cila do të fitojë 3,5 milionë euro në sezon.

Tani iu mbetet dy klubeve, Romës dhe Torinos të gjejnë gjuhë të përbashkët për çmimin e transferimit të Belottit në kryeqytetin italian.

Por gjithnjë sipas mediave italiane, transferimi i Belottit pritet t’i kushtojë Giallorosëve 30 milionë euro.

Reprezentuesi italian këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 13 gola e ka bërë shtatë asistime.

Interesim për sulmuesin qendror kanë shprehur edhe skuadra tjera si Milan, Lyon, Chelsea, Napoli, Everton dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori