LAJMI I FUNDIT:

Nëse femrat ulen në këtë pozicion, ato i zgjerojnë përgjithmonë kërdhokullat dhe vithet u bëhen të sheshta

Nëse femrat ulen në këtë pozicion, ato i zgjerojnë përgjithmonë kërdhokullat dhe vithet u bëhen të sheshta

Sapo të uleni, kryqëzoni këmbët? Mbështetuni në tavolinë me bërryla? Anoni përpara drejt bashkëbiseduesit?

Ju as nuk jeni të vetëdijshme se çfarë procesesh katastrofike po filloni në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Shikoni pozicionin e trupit kur uleni me gjunjët e hapur – ata janë paralel me kërdhokullat tuaja. Sapo kryqëzoni këmbët – gju mbi gju – zgjeroni kërdhokullat me këtë lëvizje. Gjatë asaj kohe, vithet nuk mund të bëjnë asnjë tkurrje të muskujve.


Duke ndenjur shpesh dhe për një kohë të gjatë në këtë pozicion, ne shkaktojmë pasoja fatale. Prandaj, për dy vjet, rruazat e mesit të dytë, të tretë dhe të katërt të shtyllës kurrizore mund të bien dhe kërdhokullat të mbeten përgjithmonë më të gjera.

Të gjitha zonjat duhet ta dinë që në këtë pozicion, muskujt e vitheve dobësohen rregullisht dhe burrat nuk duhet ta injorojnë këtë fakt.

Gluteus maximus është një nga muskujt më të rëndësishëm, dhe gluteus mediues dhe minimus janë mbështetja kryesore për kërdhokullat dhe mbrojtje nga të gjitha dëmtimet.

Prandaj, kur uleni, kujdesuni që gjunjët të mos i kaloni njëri mbi tjetrin, por që ata të jenë të hapur në gjerësi të shpatullave ose më të gjerë se ato.

Ky rregull nuk duhet të zbatohet për periudha të shkurtra, kur uleni diku për një kafe të shpejtë, patjetër zbatoni këtë rregull në të gjitha seancat e zgjatura të uljes: në punë, takime më të gjata, kur shikoni TV ose flisni në telefon. /Telegrafi/