LAJMI I FUNDIT:

Ia “preu” rrugën, gruaja e nervozuar nga Los Angeles ia ngriti gishtin e mesëm – ai shtiu me revole dhe e goditi për vdekje birin e saj në ulësen e pasme

Ia “preu” rrugën, gruaja e nervozuar nga Los Angeles ia ngriti gishtin e mesëm – ai shtiu me revole dhe e goditi për vdekje birin e saj në ulësen e pasme

Një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në SHBA ka shokuar opinionin, kjo për faktin se humbi jetën një djalë i vogël.

Pasi që një shofer tjetër i kishte “prerë” rrugën, e ëma e vogëlushit i kishte treguar gishtin e mesëm në retrovizor shoferit, por kur ajo tentoi të kalojë në korsinë e djathtë, burri që ishte ulur në anën e djathtë në veturën tjetër – papritmas shtiu me armë duke goditur në shpinë vogëlushin.


Bëhet fjalë për një 6-vjeçar të vrarë në juglindje të Los Angeles, ku e ëma e tij i kishte treguar gishtin e mesëm shoferit.

Ajo po e dërgonte të birin në shkollë, kur një veturë tjetër në mënyrë krejtësisht të befasishme ia “preu” rrugën.

E nervozuar me veprimin e shoferit, ajo ia ngriti gishtin e mesëm në retrovizor dhe u nis për në korsinë e djathtë, por aty ndodhi më e keqja.

Personi që ishte ulur në anën e djathtë të veturës që ia “preu” rrugën, shtiu me armë duke goditur vogëlushin në shpinë.

E fjalët e fundit të tij ishin “nënë, po më dhemb barku”. Pasi që ajo ndali veturën, vrapoi për ta nxjerrë jashtë.

Aty rastisi të jetë një polic që nuk ishte në detyrë që u mundua t’i jep frymë gojë më gojë dhe t’i bëjë masazh në zemër – me shpresën se do ta shpëtojë vogëlushin derisa të shfaqet ndihma e shpejtë, por pa ndonjë sukses.

Gjatë konferencës për media, motra e vogëlushit Aiden Leos, Alexis, ka thënë se e ëma e tyre kishte pasur gjak në rroba pasi që ai ishte goditur.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë vrimat e plumbave nga pjesa anësore e veturë, që besohet se plumbi kishte përshkuar ulësen e pasme ku kishte qëndruar i ulur Aideni i vogël.

Ueb-faqja GoFundMe tashmë ka tubuar 39.000 dollarë për varrimin e djaloshit dhe ndihmë për familjen e tij.

Besohet se në veturën tjetër kishin qenë një burrë dhe një grua dhe se plumbat i kishte shkrepur burri dhe se bëhet fjalë për veturën Volkswagen. E policia nuk ka dalë me ndonjë të dhënë për të dyshuarin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori