Prej zhvillimeve të fundit të teknologjisë, nuk është se kemi përfituar shumë në aspektin e përafrimit me njëri-tjetrin. Në fakt, kur është fjala te efektet e rrjeteve moderne sociale, në aspektin emocional ato ndikojnë edhe për së keqi. Madje, nga individë të caktuar përdoren për t’i manipuluar dhe kontrolluar emocionet tona.
Rrallë më ndodhë të takoj ndonjë mik që nuk është ndikuar nga ndonjë temë apo ndonjë status i filanit në rrjetet sociale. Kjo ka filluar të më pengoj, sepse po mendoj se nuk e njoh as shoqërinë e as popullin tim. Nuk e kuptoj mllefin që kemi për njeri-tjetrin; për vëllezër e kushërinj; miq e familjarë; përfaqësues politikë e institucional … për të gjithë ata që mendojnë e veprojnë ndryshe … që janë ndryshe! Mjafton një provokim nga “profiterët” e klikimeve dhe shpejt mbërthehemi nga emocionet e reagimet tona pastaj bëhen të paarsyeshme.
Duke dashur të bëjë një krahasim mes shkencës dhe fenomenit, po i ndaj me ju disa fakte të cilat e shpjegojnë natyrën njerëzore. Po u referohem disa librave të autorit të njohur Robert Greene, i cili e shpjegon zhvillimin e mendimit të arsyeshëm duke i kontrolluar ndjenjat dhe emocionet. Sepse, i druhem “instalimit të një inteligjence artificiale” me impakt negativ në shoqërinë tonë, për të mos qenë më racional me informatat që na u ofrohen nga rrjetet sociale. E, meqë ne nuk jemi robotë, është mirë ta kuptojmë se si funksionon truri i njeriut.
Sipas shkencës, truri i njeriut përbëhet nga tri pjesë kryesore: Instinktit që kontrollon dhe rregullon reagimet tona trupore; pjesa tjetër është ajo që kontrollon ndjenjat dhe emocionet; dhe, e treta, pjesa që e kontrollon kujtesën dhe të folurit. Kur jemi te ndjenjat dhe emocionet, ju mund të keni inat ndaj një personi të caktuar, ndërsa burimi kryesor i kësaj mund të jetë zilia. Sepse duam diçka që ai ose ajo ka. Meqë zilinë nuk jemi mësuar ta pranojmë si fakt, atë e përkthejmë në diçka që nuk na pëlqen. Marrim rastin tjetër kur jemi të rrethuar me një grup njerëzish në një ngjarje sportive, koncert, takim fetar apo politik. Në rastin e tillë, është e pamundur të mos e ndieni veten të kapur nga emocionet kolektive, cilado qofshin ato.
Rrjetet sociale nuk janë zhvilluar për relaksim; ato kryesisht kanë për qëllim që të nxisin reagime duke ju ngacmuar me ngjarje provokuese. Sa i përket perceptimit se si i gjykojmë njerëzit, këtu dëshiroj të jap dy shembuj konkret. Problemi është se ne vazhdimisht i gjykojmë veprimet e të tjerëve duke dëshiruar që të jenë ata që në të vërtetë nuk janë. Pra, duam t’i ndryshojmë. Të zhgënjyer nga fakti se nuk mund t’i ndryshojmë, nuk pranojmë se njerëzit mund të dallojnë nga njëri-tjetri; se mund të dallojnë nga motivet dhe nga qëllimet që kanë. Në anën tjetër, kur shihni persona në paraqitje të ndryshme mediale, duhet ta keni parasysh se ata janë përgatitur për paraqitje të tillë – që të pranohen nga masa edhe kur përmbajtja e porosisë së tyre mund të jetë mashtrim. Prandaj, kërkoni rezultate konkrete e mos bini pre e deklaratave.
Është mirë që të thelloheni në analiza duke marrë parasysh natyrën njerëzore. Sepse, jemi shoqëri në tranzicion dhe e kemi të vështirë ngritjen e vetëdijes drejt mendimit racional; dallimit të drejt mes të mirës dhe së keqes; promovimit të vlerave njerëzore të cilat cenohen vazhdimisht nga mediumet e ndryshme dhe nga rrjetet sociale. Mundohuni ta ruani një ekuilibër midis skepticizmit dhe kureshtjes. Ndryshimet e papritura mund të jenë të rrezikshme, në të gjitha aspektet, dhe ju shkaktojnë emocione të përziera. Pandemia mund të ketë ndikuar që të shpenzoni më shumë në internet. Por, sa herë që lexoni lajme të mira apo e të këqija, ndaloni për një çast dhe bëhuni më të arsyeshëm duke i balancuar informatat me pesimizmin ose optimizmin e nevojshëm.
Një mik i imi thotë: N’ditët e sotme, sfida më e madhe e jona është me mbet insana me fytyrë! Me këtë ritëm tranzicioni jemi larg fazës së pjekurisë. Ndaj: milet, kujdes me emocionet!
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë