LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e mrekullueshme në të gjelbër, ndërsa feston suksesin e mini-albumit “Bang” me 40 milionë dëgjime në Spotify

Rita Ora duket e mrekullueshme në të gjelbër, ndërsa feston suksesin e mini-albumit “Bang” me 40 milionë dëgjime në Spotify

Rita Ora dukej e bujshme ndërsa festoi një moment të ri në karrierën e saj muzikore pasi arriti 40 milionë dëgjime me mini-albumin e saj “Bang” në atë platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këngëtarja 30 vjeçe, tani është artistja e 11-të në histori me këngët më të certifikuara me pllakatën gold, duke iu bashkuar artistëve si Madonna në këtë njëmbëdhjetëshe, shkruan DailyMail.

Rita dukej e pabesueshme ndërsa shënoi momentin historik me një fotosesion rrezatues dhe dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan mini ngjyrë të gjelbër.


Interpretuesja e hitit “Anywhere” kombinoi veshjen me një palë vathë margaritarësh tërheqës për sytë.

Rita modeloi flokët e saj bionde përsëri në stilin simite, ndërsa kishte vënë një makijazh rrezatues që vinte në pah tiparet e saj mahnitëse.

Këngëtarja dinte të punonte me këndet e saj më të mira për fotografitë, ndërsa festoi suksesin e saj historik.

Rita gjithashtu publikoi në Instagram një kolazh nga e kaluara, gjatë paraqitjeve kur ajo kishte kënduar këngën “Poison” – këngë e cila ditën e djeshme mbushi gjashtë vjet nga lansimi.

Ajo shkroi: “’Poison’ mbush sot 6 vjet! Faleminderit shumë për të gjithë ata që e transmetojnë dhe dëgjojnë”.

“Për të festuar, mini-albumi Bang ka kaluar 40 milionë dëgjime në Spotify! Faleminderit fansave të mi të mahnitshëm, ju dua shumë të gjithëve. Mezi pres të performoj përsëri”.

Miqtë, të famshmit dhe fansat e famshëm të Ritës ishin të shpejtë për të festuar momentin historik ndërsa ndanë urimet e tyre në seksionin e komenteve.

Rita thuhet se kohëve të fundit ka nisur një lidhje të re me fituesin e çmimit “Oscar”, Taika Waititi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo po vazhdon të qëndrojë në Sydney të Australisë, ku është e angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale videoja e 2014-ës kur Diddy del në skenë për të puthur Bonon, ndërsa këngëtari e refuzon atë

Bëhet virale videoja e 2014-ës kur Diddy del në skenë për të puthur Bonon, ndërsa këngëtari e refuzon atë

Magazina
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

Magazina
Madonna thyen heshtjen për vdekjen e vëllait Christopher Ciccone, me një mesazh prekës

Madonna thyen heshtjen për vdekjen e vëllait Christopher Ciccone, me një mesazh prekës

Magazina
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Magazina
“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

Magazina
E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën

E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën

Magazina
Kalo në kategori