LAJMI I FUNDIT:

KEDS po implementon 67 projekte në Skenderaj përmes investimit të afro 6 milionë eurove

KEDS po implementon 67 projekte në Skenderaj përmes investimit të afro 6 milionë eurove

KEDS përmes 67 projekteve po realizon investime në rrjetin elektrik të Skenderajt. Përmes tyre, po bëhet rikonstruimi i komplet rrjetit të tensionit të ultë dhe të mesëm.

Nga këto investime, të cilat kapin shifrën e afro 6 milion eurove, do të përfitojnë rreth 10 mijë konsumatorë, apo mbi 30 mijë qytetarë.


Gjithsej 14 fshatra do të jenë përfituese të drejtpërdrejta të këtyre projekteve që do të realizohen gjatë këtij viti. Aty përfshihen fshatrat: Llaushë, Rrezallë, Turiqevc, Tushillë, Plluzhinë, Abri e Poshtme, Burojë, Rakinicë, Polac, Dashec, Baks, Cirez, Izbicë dhe Kladernicë.

Të njëjtën kohë, KEDS po investon edhe në linjat e Tensionit të Mesëm në këtë komunë, ku përfshihet numër i madh i konsumatorëve.

KEDS gjatë këtij viti ka realizuar takime të shumta institucionale me Komunën e Skenderajt, përfshirë këtu edhe takimin me kryetarin, Bekim Jashari, me të cilin kanë bashkërenduar projektet investive.

Ato do të zhvillohen sipas planit dinamik dhe me punime intensive, të cilat do ta ndryshojnë për të mirë infrastrukturën energjetike të kësaj komune.

Investimet e KEDS, i ka mirëpritur edhe vet Kryetari Jashari, i cili ka theksuar nevojën për ndërhyrje në rrjet.

“Përmes këtyre investimeve do të kemi një infrastrukturë më të mirë dhe shërbime më cilësore nga KEDS. Investimet e KEDS konform kërkesave tona do të vazhdojnë edhe vitin që vjen”, pati theksuar Jashari në takimin e realizuar me menaxhmentin e KEDS.

KEDS edhe në të kaluarën ka investuar fuqishëm në rrjetin elektrik të Skenderaj, duke bërë shtrirje të rrjetit të ri dhe vendosje të dhjetra trafostacioneve të reja, të cilat kanë ndikuar direkt në furnizim më kualitativ me energji elektrike për banorët e asaj ane.

Një nga linjat e para 20 kV ishte ndërtuar pikërisht në këtë komunë, ajo Skënderaj- Runik.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori