LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara – dhe jo vetëm kaq – në Izrael dhe Gaza

Pamje që tregojnë shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara – dhe jo vetëm kaq – në Izrael dhe Gaza

Në Izrael dhe Gaza, raketat dhe sulmet ajrore kanë vazhduar, duke shkatërruar ndërtesat ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtria izraelite tha se përqendrimi i zjarrit me raketa militante drejt fshatrave dhe qyteteve gjatë javës së kaluar është në nivelin më të lartë ndonjëherë.

Ndërkohë në Gaza, zyrtarët thanë se sulmet e fundit ajrore izraelite ishin sulmet më vdekjeprurëse në konflikt deri më tani.


Sipas të dhënave, që nga e diela (16 maj), dhjetë njerëz janë vrarë në sulmet me raketa ndaj Izraelit. Në Gaza, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 188.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim pas tetë ditësh dhune midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA-ja po punonte me Egjiptin si dhe me vendet e tjera për ndalimin e luftimeve.

Ndërkohë, SHBA-ja bllokoi përsëri një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës është tani në javën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori