LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së i dhuron Shërbimit Korrektes 49 detektorë statik

Ambasada e SHBA-së i dhuron Shërbimit Korrektes 49 detektorë statik

Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Sipas një njoftimi nga ShKK, në këtë donacion janë pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

“Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese. Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke u mundësuar zyrtarëve korrektues që punën e tyre të përditshme ta kryejnë me efikasitet edhe më të lartë. ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht atë të sigurisë, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori