LAJMI I FUNDIT:

​FSK shton kapacitetet me pajisje të reja

​FSK shton kapacitetet me pajisje të reja

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, vizituan sot kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.

Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues.


Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s, thuhet në njoftimin e FSK-së.