LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin arrin në nivelin më të ulët në tre muaj, ndërsa Elon Musk i ‘shtyn investitorët të largohen’

Bitcoin arrin në nivelin më të ulët në tre muaj, ndërsa Elon Musk i ‘shtyn investitorët të largohen’

Bitcoin ra në nivelin më të ulët prej tre muajsh të hënën ndërsa investitorët shisnin kriptovalutat në prag të aludimeve të shefit të Tesla, Elon Musk, gjatë fundjavës që prodhuesi i makinave po konsideron ose mund të ketë shitur disa nga Bitcoinët e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në përgjigje të një llogarie të paverifikuar në Twitter, sipas së cilës – ndër tjerash – pronarët e Bitcoinëve “do të godasin veten” në tremujorin e ardhshëm kur të mësojnë se Tesla ka shitur pjesën e aseteve të Bitcoin, Musk i ishte përgjigjur me “me të vërtetë”.


“Me sasinë e urrejtjes që Elon Musk po merr, nuk do ta fajësoja atë”, thuhej në pjesën e dytë të postimit.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai po konfirmonte shitjet apo nëse ai i referohej “pjesës së dytë të postimit”.

Ndryshe, Musk ka rritur tregjet e kriptovalutës me entuziazmin e tij, por kohët e fundit ka penguar tregtinë duke u shkuar në favor të Dogecoin.

Bitcoin ra më shumë se 9 për qind të hënën deri në 42,185 dollarë, niveli më i ulët që nga 8 shkurti, ndërsa ether, i lidhur me bllokimin e Etherumit, ra edhe më shumë deri në 3,123,94 dollarë. Dogecoin ra gati 7 për qind në 0.48 dollarë dhe të tre janë nën rekordet e fundit.

Ndërkohë, siç vënë në pah mediet, javën e kaluar, Musk tha se Tesla do të ndalonte marrjen e Bitcoin si pagesë, për shkak të shqetësimeve mjedisore në lidhje me përdorimin e energjisë për të përpunuar transaksionet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori