LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i shitblerjes së votës nuk është asgjë para vjedhjes me ligj

Fenomeni i shitblerjes së votës nuk është asgjë para vjedhjes me ligj

Ka disa mënyra gjykimi për zgjedhjet në tërësi. E para duhet të jetë zgjedhjet në raport me Shqipërinë dhe pastaj me partitë. Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë politike?

Së pari, shqiptarët kanë qenë më pak të lirë për të zgjedhur sesa në zgjedhjet e shkuara. Kjo për shkak të faktit të njohur se shteti ishte thellësisht politik dhe i tëri si një instrument për të shtypur vullnetin e njerëzve për të zgjedhur dhe njerëzit kanë qenë gjithmonë e më pak të lirë për të zgjedhur. Diku me patronazhin, diku me kartën e identitetit, diku me para, diku me buxhet, diku me tërmet, diku me vaksinë. Ishte ushtri shteti e rreshtuar për të qenë prezent te ndikimi i vullnetit të zgjedhësve. Zgjedhësit përgjithësisht preferuan të ishin të heshtur, në një masë të madhe qartësisht kanë ndikuar këto gjëra. Një njeri që pret pesë muaj lekët nga shteti për të paguar qiranë dhe tre ditë para zgjedhjeve i shkojnë në llogari një milion lekë, çfarë duhet të mendosh për këtë? Shteti luan shumë keq me hallin dhe dertet e njerëzve. Kjo ndikon te liria për të zgjedhur.

Së dyti, këto zgjedhje kanë qenë më pak të ndershme se zgjedhjet e tjera. Për herë të parë u mbajtën zgjedhje politike me një ligj zgjedhor të njëanshëm. Ndryshimet në formulën elektorale ishin katastrofike. Ndryshuan një sistem ku loja kishte filluar. Ky ndryshim i njëanshëm i sistemit zgjedhor pa konsensus politik ka bërë që të devijojë vullneti i zgjedhësve më shumë sesa ishte parashikuar. Nëse PS ka marrë 48 për qind të votave të popullit nuk ka 48 për qind të vendeve në parlament, por 53 për qind. Ka vjedhur me ligj 7-8 mandate. Vjedhja është e ligjshme. Edhe sikur Edi Rama të mos jetë më në Kryeministri dhe të vendosë të mos jetë më në politikë, kjo do të ndodhë prapë. Edhe sikur Lulzim Basha të mos jetë më në PD dhe të mos jetë më fare në politikë, ky fenomen do të ndodhë prapë. Beteja reale e çdo opozite dhe çdo partie politike duhet të jetë proporcionaliteti i votës. Sa vota të ka dhënë populli aq vende duhet të marrësh, asnjë cent më shumë, përndryshe është vjedhje. Kjo i ka ndodhur Shqipërisë dhe kjo duhet korrektuar. Po s’u korrektua kjo nuk kemi bërë asgjë.


Fenomeni i shitblerjes së votës s’është asgjë para vjedhjes me ligj. Kjo duhet t’i bashkojë të majtë e të djathtë në arsyetim: duhet të marrësh hakun. Ky nuk është sistem zgjedhor, është maskaradë zgjedhore. A kanë përgjegjësi partitë për këtë situatë? Patjetër. Në radhë të parë kërkohet përgjegjësia tek ai që e bën, tek ai që e ka vjedhur lopën. Populli shqiptar pavarësisht lojërave të sistemit ka vendosur në shumicë që parti të parë të konsiderojë PS, është fakt. Nuk mund të themi që nuk është konfirmuar në këto zgjedhje. Fakti që PD dhe opozita nuk ishin të parët i bën ata me përgjegjësi.

Ndoshta opozita nuk gjeti strategjinë e duhur për t’u konsideruar forcë e parë. E para ishte dështimi për të mos hyrë në listë të përbashkët për shkak të një qëndrimi krejt absurd të LSI-së. Ishte fatale. Nuk e ka dashur LSI-ja, mendonin se do fitonin më shumë me dy lista, me identitet. Loja e sistemit zgjedhor kërkon fuzion e jo difuzion. Është një nga gabimet e mëdha të opozitës. Së dyti, ishte një punë disi e vonuar në terren. Ajo që do t’i bashkonte ose ndante partitë e opozitës, por jo vetëm është agjenda politike në vend se çfarë duan të bëjnë me Shqipërinë.

Ky vend ka nevojë të mbyllë këtë proces zgjedhor me sa më shumë transparencë. Vendi ka nevojë për një relaksim të marrëdhënieve të tensionuara politike, për çeljen e negociatave që kërkon klimë bashkëpunimi dhe fillimin e ndërtimit të një sistemi dhe rregullave krejt të tjerë zgjedhorë nga këta që kemi. Ky sistem është i kalbur, ka marrë fund, duhet ndërtuar diçka e re. Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë edhe mbajtja sa më shpejt e zgjedhjeve vendore.

Në trend

Më shumë
Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

Përfaqësuesja e Kosovës
Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme

Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme

Përfaqësuesja e Kosovës
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Lajme
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?

Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori