Nga: Evan Medeiros, profesor në Universitetin Xhorxhtaun dhe ish-anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së në vitet 2009-2015 / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Askush nuk e di çfarë fsheh e ardhmja për marrëdhëniet ShBA-Kinë, dhe këtë ndoshta as vetë Donald Trumpi nuk e di. Pikëpamjet e presidentit të zgjedhur për Kinën janë të shumta dhe shpesh kontradiktore. Nga njëra anë, është Trumpi që pëlqen Xi Jinpingun dhe dëshiron të realizojë marrëveshje të mëdha me liderë të fuqishëm. Nga ana tjetër, është Trumpi si konkurrent strategjik që ndjehet i mashtruar nga Kina për çështjen e Kovidit dhe marrëveshjen tregtare dypalëshe. Ai gjithashtu e di se është politikisht e favorshme të tregohet i ashpër ndaj Kinës. A do të shfaqet Trumpi negociator apo Trumpi konkurrent? Ka të ngjarë të shfaqen që të dy.
Ndoshta e panjohura më e madhe do të jetë nëse vetë Trumpi do të drejtojë politikën ndaj Kinës apo do t’i lërë këshilltarët e tij të marrin kontrollin. Gjatë viteve të para të mandatit të tij të parë, Trumpi ishte shumë i fokusuar te marrëveshja e tregtisë “Faza Një” [Phase One] dhe përdori me kënaqësi tarifat si mjet presioni. Këshilltarët e tij, nga ana tjetër – një përzierje e nacionalistëve ekonomikë dhe mbështetësve të sigurisë kombëtare – shtynin për një ndarje ekonomike, kufizime teknologjike dhe konkurrencë strategjike. Në vitin e fundit të mandatit të tij, pasi ndihej i tradhtuar për çështjen e Kovidit, Trumpi ua la dorën e lirë këshilltarëve të tij, veçanërisht duke mbështetur politikisht Tajvanin.
Për Trumpin 2.0, nacionalistët më të zellshëm dhe këshilltarët më të ashpër do të rikthehen dhe do të ndihen më të fuqizuar. Sekretari i mundshëm i ardhshëm i Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltari i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, janë që të dy nga linja e ashpër që shohin Kinën si një kërcënim ekzistencial. Në të njëjtën kohë, biznesmenë të fuqishëm me interesa të thella në Kinë, si Elon Musk, do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve. Siç e kemi parë në mandatin e tij të parë, ata që flasin më shpesh me Trumpin dhe ata që qëndrojnë me të deri në fund do të kenë ndikimin kryesor.
Ndoshta e vetmja gjë që mund të parashikojmë është se diapazoni i rezultateve të mundshme për marrëdhëniet ShBA-Kinë është më i gjerë se kurrë më parë. Ka skenarë të mundshëm për një marrëveshje të madhe – një kompromis për çështjet ekonomike ose të sigurisë – ose një përkeqësim të madh, ndërsa marrëdhëniet mund të kalojnë në ngrirje të thellë apo edhe në konfrontim ushtarak.
Tri çështje kryesore do të ndiqen. Së pari, për tregtinë, tarifat që në fillim do të jenë pjesë e diskutimit. Trumpi ka premtuar tarifa deri në 60 për qind mbi importet kineze, dhe kjo pritet të ndodhë. Këto mund të përdoren si taktikë negociuese ose si përpjekje për t’i bërë dëm Kinës në një moment kur eksportet janë burim kyç i rritjes. Këshilltarët e Trumpit do t’i përdorin tarifat për të shkuar drejt ndarjes ekonomike.
Si do të përgjigjet Pekini? A do të tregojë përmbajtje dhe të kërkojë marrëveshje apo do të fokusohet në hakmarrje të ashpër? Ekonomia e dobët e Kinës nuk mund ta mirëpresë një luftë të plotë tregtare, por Xi është një nacionalist i vendosur dhe ka krijuar një sërë mjetesh kundër presionit për të vendosur një kosto mbi ekonominë e ShBA-së. Lufta tregtare mund të përkeqësohet shumë shpejt, duke sjellë pasoja për Uashingtonin, Pekinin dhe botën.
Për Tajvanin, gama e mundësive është shumë shqetësues. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Tajvani tani është një çështje globale. Megjithatë, Trumpi mbetet skeptik për rëndësinë e Tajvanit për interesat e ShBA-së. Për të, kjo mund të jetë një kartë negociuese. Pekini ndoshta e sheh zgjedhjen e Trumpit si një mundësi të artë për të bindur ShBA-në që të heqë dorë nga Tajvani – për një çmim të duhur.
Në të kundërtën, shumë prej këshilltarëve të Trumpit do të dëshironin që Uashingtoni të mbështeste Tajvanin dhe të adoptonte një qëndrim pro-pavarësisë. Trumpi mund të bjerë dakord për këtë, por si taktikë për të përmirësuar pozitat e tij në bisedimet tregtare. Çdo veprim mund të nxisë shpejt krizën me Pekinin, në një kohë kur Xi i ka kërkuar ushtrisë së tij të jetë e gatshme për konflikt. Nuk është e qartë nëse një Kongres “MAGA” republikan do të mundet, apo do të donte, ta frenonte atë.
Në aspektin e konkurrencës strategjike, Trumpi nuk ka atë përqendrim ideologjik dhe pasion që kanë disa nga këshilltarët e tij, të cilët disa herë mbështesnin ndryshimin e regjimit. Ashtu si më parë, Trumpi nuk do t’i ndalojë ata, për sa kohë që veprimet e tyre nuk prishin procesin e arritjes së marrëveshjeve apo nuk e bëjnë atë të duket keq.
Ky angazhim për konkurrencën mund të shfaqet në një grup të ri kontrollesh eksporti ndaj një numri të gjerë të industrive kineze. Trumpi 2.0 ka gjasa të vendosë një regjim më të gjerë dhe më të kushtueshëm kufizimesh teknologjike, pa u ndikuar nga realitetet komerciale. Një shkëputje e shpejtë teknologjike mund të jetë në horizont.
Mes këtyre rezultateve të ndryshme, ka dy gjëra të sigurta. Së pari, marrëdhëniet do të përkeqësohen, ndoshta me ritme të shpejta. Shtysat strukturore të konkurrencës po zgjerohen, intensifikohen dhe diversifikohen. Ekipi i ri i Trumpit do të jetë impulsiv dhe i paparashikueshëm.
Së dyti, Kina do të përfitojë nga mundësia për t’u pozicionuar si mbrojtëse e globalizimit dhe multilateralizmit, derisa Trumpi izolon botën me proteksionizëm, izolacionizëm dhe retorikë të ashpër.
Kina nuk arriti të përfitonte nga pakënaqësia globale me Amerikën gjatë mandatit të parë të Trumpit. Ajo nuk do të bëjë të njëjtin gabim përsëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Jam e detyruar ta bëj”, intervista e fundit televizive e Parashqevi Simakut për mediat shqiptare ku rrëfente jetën e vështirë në Amerikë
Behgjet Pacolli dhe Halil Kastrati bëhen bashkë, shprehin gatishmëri për t'i ofruar banim dhe mirëqenie këngëtares Parashqevi Simaku
FIFA dhe UEFA shkaktojnë skandal: Paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë në shortin e Kampionatit Botëror
Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2025?
Udhëheqësi rebel sirian i thotë një gruaje t'i mbulojë flokët nëse dëshiron të bëjë foto me të
Ekipi i Trumpit në bisedime me Bidenin dhe zyrtarë ukrainas për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pas eliminimit, Kevini bashkohen me Anën, kjo e fundit poston një fotografi interesante
Katër nga tetë policët e aksidentuar nisen për në QKUK nga Spitali i Mitrovicës
“Do të kemi probleme me rusët”, Vuçiq: SHBA do t’i vendosë sanksione Industrisë Serbe të Naftës për shkak të pronësisë ruse
FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal në shortin e Kupës së Botës
Surroi për 4-vjeçarin e Kurtit: Prania e shtetit në tërë territorin është forcuar
Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026