LAJMI I FUNDIT:

Të dielën, mot i vranët dhe me riga shiu

Të dielën, mot i vranët dhe me riga shiu
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

IHK njofton se si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.


Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/