LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për vaksinat dhe menaxhimin e pandemisë

AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për vaksinat dhe menaxhimin e pandemisë
Foto: Ridvan Slivova

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të hënën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të diskutohet për çështjen e vaksinimit dhe jo për Programin e Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se situata e imponon që të diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Grupi parlamentar i AAK-së kërkon organizimin e një seance të jashtëzakonshme ku do diskutojmë vetëm një temë, vaksinimin në masë dhe parandalimin e keqmenaxhimit të pandemisë. Për ne seanca e të hënës nuk duhet ta diskutoj programin e qeverisë, situata na imponon debatin për vaksinimin në masë e jo për një pamflet partiak që nuk ka asnjë veprim e datë të sanksionuar për këtë temë”, theksoi Tahiri.


Ai shtoi se partia e tij është e gatshme për t’i dhënë mbështetje Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të veprojnë për menaxhimin dhe sigurimin e vaksinave.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të fillohet me vaksinim masiv për arritjen e imunizimit kolektiv.

“Sa i përket tollovisë së të moshuarve në sallën ‘1 Tetori’ për ta marrë vaksinën, dukjet e sotme nuk japin imazh të vaksinimit të mirë, përkundrazi na kujtojmë gjithçka të para 20 vjetëve. Shpallja e festës së Bajramit dhe grumbullimi sot i gjithë njerëzve te salla ‘1 Tetori’. Rekomandoj të fillohet me planin për vaksinim masiv. Vaksinimi masiv është shpëtim i vendit e jo improvizime të tilla. Ky numër i vaksinave nuk premton imunizim kolektiv”, deklaroi ai gjatë konferencës.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media sot ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e organizimit të procesit të dhënies së vaksinave anti-COVID.

Hoxhaj ka thënë se sot secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar, i dëshpëruar dhe i zemëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë në sallën “1 Tetori” ku po zhvillohet procesi i vaksinimit.

Një numër i madh i të moshuarve, që kishin ardhur edhe nga komuna të tjera, mëngjesin e sotëm kanë pritur për tu vaksinuar në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas situatës së sotme të krijuar në sallën “1 Tetori”.

KMDLNj përmes një reagimi për media ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmerr veprime të shpejta duke hapur edhe pika të tjera të vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të shkarkohet salla ” 1 Tetori ” dhe që qytetarët të mos detyrohen të presin orë të tëra për vaksinim aq më parë që kemi të bëjmë me një grup të ndjeshëm dhe të cenueshëm në aspektin shëndetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori