Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, mbrëmë gjatë inspektimeve në bizneset e gastronomisë për mosrespektim të masave COVID-19, kanë shqiptuar 15 gjoba në Prishtinë dhe 8 të tjera në regjion të Ferizajt.
Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi për KosovaPress theksoi se agjencia përmes inspektoratit sanitar, edhe para festave dhe gjatë festës së djeshme të Fiter Bajramit, kanë monitoruar dhe bërë apel se mbi çdo festë, është ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ai tha se si autoritetet kompetente kanë vepruar në terren në gjithë vendin gjatë gjithë kohës për të mbikëqyrë zbatimin e masave antiCOVID, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë.
“Edhe gjatë natës së mbrëmshme ne kemi gjobitur disa lokale të gastronomisë, të cilat nuk kanë krijuar kushte për ruajtje të distancës. Vetëm në Prishtinë janë gjobitur 15 lokale dhe gjysma prej tyre jo vetëm që janë gjobitur, por edhe janë zbrazur dhe mbyllur për natën e mbrëmshme, sepse ka qenë e pa mundur që të krijohen kushtet për ruajtje të distancës. Kontrollet për mbikëqyrje të zbatimit të masave antiCOVID do të vazhdojnë në gjithë territorin e Kosovës. Ne bashkë me policinë jemi përgjegjës për mbikëqyrjen e tyre dhe do të vazhdojmë punën që të ndikojmë në rënie të vazhdueshme të numrit të infektuarve. Falë kontrolleve që ne kemi realizuar bashkë me policinë e Kosovës dhe rreptësisë që kemi treguar sidomos në muajin e fundit, ne kemi arritur që të kemi një rënie drastike të numrit të infektuarve”, theksoi ai.
Thaçi thotë se mbrëmë në Ferizaj kanë mbyllur një lokal të gastronomisë dhe kanë gjobitur tetë sosh.
“Vetëm gjatë natës së mbrëmshme në regjionin e Ferizajt janë shqiptuar 8 gjoba juridike, 4 prej tyre janë në Kaçanik dhe 4 të tjera në Ferizaj. Një lokal është mbyllur për shkak se ka shkelur masat antiCOVID. Ne tani përveç gjobave që jemi duke i shqiptuar për bizneset, këto kur shkelin masat, veprimi i ynë gjithmonë do të jetë mbyllja e tyre, sepse qëllimi nuk është vetëm të shqiptojmë gjoba, por masat duhet të respektohen që të kemi një sukses në luftën ndaj COVID-19”, thekson Thaçi.
Ai shtoi se si organe mbikëqyrëse ligj zbatuese do të punojnë sipas mandatit për të ndikuar në uljen e numrit të të prekurve nga Covid-19. Për këtë, ai thekson se gjithmonë duhet bashkëpunimi i qytetarëve dhe bizneseve që ato ta ndiejnë veten përgjegjëse për respektimin e masave, sepse vetëm në këtë formë mund të luftohet kjo dukuri që e ke kapluar gjithë globin.
Sa i përket gjobave, zëdhënësi i AUV ka thënë se varësisht nga shkeljet dhe llojet e bizneseve janë të kategorizuara me ligj masat ndëshkuese që fillojnë nga 200 deri në 2000 euro. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit