LAJMI I FUNDIT:

Pas ambasadorit izraelit, edhe ai palestinez në Serbi përfshihet në debat për Kosovën: Si ju duket juve që dikush të hap një ambasadë në Prishtinë?

Pas ambasadorit izraelit, edhe ai palestinez në Serbi përfshihet në debat për Kosovën: Si ju duket juve që dikush të hap një ambasadë në Prishtinë?

Si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull me ju? – tha sot për TV Prva, Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan, i cili iu bashkua programit drejtpërdrejt nga Gaza.

Ai kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ai gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.


Ambasadori izraelit në Beograd: E njohëm Kosovën nën presionin amerikan, njëjtë Serbia veproi me marrëveshjen e Washingtonit
Lexo po ashtu Ambasadori izraelit në Beograd: E njohëm Kosovën nën presionin amerikan, njëjtë Serbia veproi me marrëveshjen e Washingtonit

Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara – njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se ata presin të njëjtën gjë nga miqtë e tyre, “Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga të gjithë miqtë tanë të respektojnë pozicionin tonë dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Lidhur me Jerusalemin, ekziston Rezoluta 478, e cila u kërkon të gjitha vendeve të botës të mos lëvizin dhe të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Është e qartë dhe natyrisht, kushdo që e bën këtë, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me të”.

Nabhan iu bashkua emisionit në të cilin ishte mysafir ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan, dhe me të cilin kishte një polemikë të mprehtë në lidhje me situatën në Gaza.

Përplasjet midis Hamasit Palestinez dhe ushtrisë Izraelite janë duke u zhvilluar, më e ashpra që nga viti 2014.

Të dy ambasadorët nuk ranë dakord as për çështjen e Kosovës. “Është arritur një marrëveshje, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem”, tha Vilan.

Sipas marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia ka edhe dy muaj e gjysmë kohë për të lëvizur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Deri më tani, vetëm Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem nga kontinenti i Evropës dhe promovuesi i marrëveshjes së Uashingtonit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u mburr publikisht vitin e kaluar se Serbia është “vendi i parë evropian i krishterë” dhe Kosova “vendi i parë evropian mysliman” që do të kenë ambasada në Jerusalem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Fshati italian u ofron shtëpi për 1 euro amerikanëve që janë të pakënaqur me fitoren e Trumpit

Fshati italian u ofron shtëpi për 1 euro amerikanëve që janë të pakënaqur me fitoren e Trumpit

Amerika
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë

Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë

Serbia
Si do të arsyetohet Ukraina për shfrytëzimin e raketave amerikane?

Si do të arsyetohet Ukraina për shfrytëzimin e raketave amerikane?

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Thyen murin me shkelma, vrasësi arratiset nga dhoma e intervistimit në New Mexico

Thyen murin me shkelma, vrasësi arratiset nga dhoma e intervistimit në New Mexico

Amerika
Kalo në kategori