Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes, në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” ditë më parë lansuan kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram” e cila zgjati nga data 29 prill – 7 maj.
Qëllimi i kësaj kampanje ishte grumbullimi i sa më shumë pakove për familjet në nevojë që Festën e Fitër Bajramit ta presin me tryezën e mbushur plot.
Kampanja ishte aktive në 41 markete Meridian Express, të cilat janë të shtrira në tetë qytetet kryesore të Kosovës. Pakot e dhuruara nga konsumatorët e Meridian, përmbanin produkte esenciale 100% vendore, të cilat do t’ju dhurohen familjeve në nevojë.
Yllka Mustafa Vejsa – Menaxhere e Marketingut në Meridian Express, falenderon të gjithë konsumatorët që ndan gëzimin e kësaj feste edhe me të tjerët dhe u bën pjesë e kësaj kampanje, ku falë kontributit të tyre u mblodhën mbi 500 pako.
“Përveç se e organizuam, ne edhe dhuruam pako. Një falënderim i veçantë shkon edhe për vullnetarët e organizatave bashkëpunuese të kësaj kampanje”, ka thënë ajo.
Përndryshe, shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet nga Grupi i Vullnetarëve Let’s Do It Kosova bashkë me Shoqatën “Bereqetin”, të cilët duan të kontribuojnë me shpërndarjen e tyre, në mënyrë që procesi të menaxhohet sa më lehtë, sigurt dhe suksesshëm për shkak të pandemisë si dhe për të ndihmuar familjet në nevojë, për nder të festës të Fitër Bajramit.
Përzgjedhja e familjeve për shpërndarjen e ndihmave do të bëhet nga kjo organizatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë