IKSHPK inkurajon qytetarët për t’u vaksinuar, tregon si funksionojnë vaksinat dhe sa doza janë të nevojshme
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka inkurajuar qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas planit, ndërsa potencon se vaksinat kundër COVID-19 veprojnë së bashku me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj për të krijuar imunitet kundër virusit dhe janë mënyra më e mirë për luftimin e pandemisë dhe kthimin në normalitet.
IKSHPK njofton se deri tani në Kosovë janë vaksinuar 29.704 persona me dozën e parë dhe asnjë nga ta nuk kanë raportuar efekte të rënda pas vaksinale, raporton Telegrafi.
Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK për efektin e vaksinave, mënyrës së dhënies dhe dozave:
Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19!
Vaksinat janë një nga ndërhyrjet më të efektshme të shëndetit publik, duke parandaluar 2-3 milionë vdekje në vit. Vaksina ju ndihmon juve dhe familjes tuaj të mbroheni kundër COVID-19.
Vaksinimi juaj mbron të tjerët në rrethin tuaj duke ndihmuar parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk kanë mundësi ta marrin vaksinën.
Derisa sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për vaksinimin e 70% të popullatës, është e rëndësishme që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga COVID-19, si dhe ata që kanë një rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 për shkak të kontaktit me pacientët e infektuar.
Shumë vaksina janë aprovuar kundër COVID-19, që janë po kaq të efektshme për mbrojtje individuale kundër COVID-19 dhe si përgjigje ndaj pandemisë.
Vaksinat e sigurta dhe efikase tani i kemi në dispozicion.
Vaksinat e aprovuara nga EMA janë të sigurta. Për t’u aprovuar përdorimi i vaksinave kundër COVID-19, ato duhet t’i përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Edhepse këto vaksina janë zhvilluar në kohë rekorde, përsëri procesi nuk i ka bërë më pak rigoroz hulumtimin dhe testimin, vlerësimin e rezultateve dhe aprovimin e vaksinës.
Janë aprovuar disa lloje të vaksinave kundër COVID-19, të cilat janë njëlloj të përshtatshme për mbrojtje ndaj COVID-19 dhe për të luftuar pandeminë. Prej tyre, në Kosovë tani në dispozicion janë dy lloje të vaksinave, duke përfshirë:
Vaksinat vektoriale virale (Astra Zeneca), të cilat përdorin një virus të padëmshëm që bart proteinat e koronavirusit për ta shkaktuar në mënyrë të sigurt një përgjigje imunologjike. Vaksina jepet në dy doza me 9-12 javë distancë në mes të dy dozave.
Vaksinat e acidit nukleik (mARN Pfizer BioN/Tech) përdorin ARN gjenetikisht të modifikuar, për të gjeneruar një proteinë që vetë në mënyrë të sigurt shkakton një përgjigje imunologjike. Vaksina jepet në dy doza me 3-4 javë distancë në mes të dy dozave.
Vaksinat kundër COVID-19 veprojnë së bashku me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj për të krijuar imunitet kundër virusit.
Deri tani në Kosovë janë vaksinuar 29.704 persona me dozën e parë dhe asnjë nga ta nuk kanë raportuar efekte të rënda pasvaksinale.
Vaksinat kundër COVID-19, janë mundësia jonë më e mirë në mposhtjen e pandemisë dhe kthimin në normalitet.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me IKSHP-në po zbatojnë me përpikëri Planin Shtetëror të Vaksinimit të popullatës kundër COVID-19.
Duke qenë se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me COVID-19, rrjedhimisht infeksioni ka atakuar edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim.
Ekipet e profesionistëve shëndetësor janë duke realizuar me një dinamikë të shtuar procesin e vaksinimit, duke zbatuar standardet më të larta profesionale, andaj të gjithë së bashku të mbështesim punën e tyre në këtë situatë të vështirë të shëndetit publik.
Komiteti Kombëtar për Vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që po ashtu, janë vaksinuar në fazën e pare, si të moshuarit, të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Andaj i inkurajojmë qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit.
Bashkë ia dalim! #Vaksinat kundër COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin