LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: LDK do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen

Abdixhiku: LDK do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumi i Rinisë së LDK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Abdixhiku diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjt si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.

“Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se “në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet e Forumit të Rinisë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori