LAJMI I FUNDIT:

MPJD thotë se llogaritë e hapura në Instagram në emër të ministres Gërvalla janë të rrejshme

MPJD thotë se llogaritë e hapura në Instagram në emër të ministres Gërvalla janë të rrejshme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se disa përmbajtje të publikuara në rrjetin social Instagram, në emër të ministres Donika Gërvalla nuk janë të saj, dhe se nuk janë qëndrime të MPJD-së.

Tutje, MPJD thotë se ajo llogari është e paautorizuar dhe e njëjta është e raportuar në organet kompetente, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton mediat dhe opinionin publik që përmbajtjet e publikuara nga llogaria në rrjetin social Instagram në emër të ministres Donika Gërvalla në këtë link :https://instagram.com/donika_gervalla_schwarz?igshid=om10o61wv9k0 nuk i përkasin ministres, nuk janë qëndrime të saj apo MPJD-së”, thuhet në reagim.

Po ashtu, edhe ministrja Gërvalla-Schwarz ka reaguar pasi i është hapur një llogari në rrjetin social Instagram, pa autorizimin e saj.

“Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram”, kishte reaguar ministrja.

Në llogarinë që ishte hapur në emër të ministres Gërvalla ishin bërë postime në lidhje me tensionet mes Izraelit e Palestinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori