Një pilulë nga Pfizer për të trajtuar COVID-19 mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit 2021 – Ja çfarë dihet deri më tani
Këtë javë, shefi ekzekutiv i Pfizer i tha CNBC se një trajtim antiviral për COVID-19 mund të jetë i disponueshëm për publikun deri në fund të vitit 2021.
Do të jetë në formën e një pilule që merret në mënyrë orale në shtëpi dhe pritet të jetë efektive ndaj varianteve të virusit.
Lajmi në lidhje me pilulën antivirale të Pfizer u raportua gjithashtu më 26 prill në gazetën britanike Telegraph. Sipas medias, Pfizer aktualisht po kryen prova në SH.B.A. dhe Belgjikë, me vullnetarë të rritur që marrin pilula të krijuara për të siguruar një “kurë” për COVID-19. Kur u pyet për këtë në Squawk Box të CNBC, shefi ekzekutiv i Pfizer Albert Bourla tha se “është e saktë” të thuash se kompania po punon për terapi të tilla.
Në fakt, kompania po teston dy forma antivirale, një që injektohet në mënyrë intravenoze dhe një tjetër që merret me gojë, tha Bourla. Ai shpjegoi se Pfizer është duke u përqendruar në opsionin oral sepse ai “ofron disa përparësi”, kryesisht se nuk ka asnjë kërkesë për të shkuar në spital dhe një sigurues i kujdesit shëndetësor nuk ka pse të jetë i pranishëm për të administruar trajtimin. Ai e përshkroi pilulën antivirale orale si një “ndryshues loje”, shkruan Shape.
“Fundi i vitit” është një kornizë kohore e arsyeshme për disponueshmërinë në publik, tha Bourla, por kjo varet nga suksesi i provave klinike dhe miratimi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Më shumë lajme për ilaçin duhet të jenë në dispozicion gjatë verës, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij