LAJMI I FUNDIT:

Debat virtual mes Feros dhe Capital Bra: Gjilanasi e akuzon për blerje klikimesh, ndërsa reperi gjerman thotë se ia ka borxh 80 mijë euro

Debat virtual mes Feros dhe Capital Bra: Gjilanasi e akuzon për blerje klikimesh, ndërsa reperi gjerman thotë se ia ka borxh 80 mijë euro
Foto: Fero/Capital Bra/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Fero, është kthyer në qendër të vëmendjes me akuzat e tij të forta në rrjetet sociale.

Në një lidhje direkte me fansat e tij në Instagram së fundmi, ai foli për blerjet e klikimeve, duke akuzuar 95 për qind të estradës për klikime robotike dhe jo të blera.


Gjilanasi madje akuzoi edhe ish-labelin e tij, ON Records, duke thënëse ia kanë blerë klikimet pa dijeninë e tij, gjersa në blerjen e madhe përfshiu edhe reperin e njohur gjerman, Capital Bra, me të cilin dikur kishte bashkëpunim.

E ky i fundit me të parë videon e Feros, nuk mundi të qëndrojë heshtur pa reaguar, duke vendosur kështu të lajmërohet përmes një video-selfie të publikuar në InstaStory.

“Mua po më akuzon reperi shqiptar Feor kinse unë paskam blerë klikime prej tij? Vëlla vetëm se kënga jonë nuk ka dhezur nuk d.m.th që blej klikime, në djall blerjen e klikime, të përshëndes! E dyta ej Fero, fola me menaxherin tim dhe më tha se i ke 80 mijë euro borxh te ne, shiko blej ndonjë klikim a ndonjë send, bëj diçka në mund të mi kthesh”, ka thënë reperi gjerman në një video të publikuar në InstaStory.

Ndërkohë, kundër reagime të tjera kanë ardhur nga Fero, i cili ka publikuar në një tjetër video në InstaStory, me një mesazh tjetër për Capital Bra.

“Capital Bra, nuk po të marr vesh bir, se s’e di gjermanishten e din veç garant fansat ta përkthejnë këtë mesazh. Ty të kam veç më së shumti prej gjermanëve, veç të nguca pak, thuaj reperëve gjerman rehat jeni pasi e din gjuhën baba”, ka shkruar reperi shqiptar, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.

Fero thotë se ish-menaxhmenti ia blinte klikimet, ndërsa shprehet se krejt estrada e bëjnë këtë gjë
Lexo po ashtu Fero thotë se ish-menaxhmenti ia blinte klikimet, ndërsa shprehet se krejt estrada e bëjnë këtë gjë

I njëjti më pas ka publikuar disa statuse rresht në InstaStory, ku ka shkruar se po e nxjerr në shitje albumin para kohe.

“Lajmërim i zi: Eh që kam pasur ta lansoj në maj, tash më detyruan gjermanët me e shty albumin, duhet me e fut një ‘diss’ gjithsesi. Mezi s’po pres me shku në studio. Edhe Merkeli do ta dëgjojë. Hahaha mos mendoni që e ha foren më për të mos blerë klikime, prej tash vetëm rekorde”, ka shkruar Ferto në disa postime të publikuara rresht në InstaStory.

Foto: Fero/InstaStory

Përndryshe bashkëpunimi mes Feros dhe Capital Bra i titulluar “KaDeWe”, u publikua në shtator të vitit të kaluar dhe numëron mbi 2.3 milionë klikime deri më tash. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori