LAJMI I FUNDIT:

Në këto vende ende nuk është shpërndarë as edhe një vaksinë kundër COVID-19

Në këto vende ende nuk është shpërndarë as edhe një vaksinë kundër COVID-19

Në luftën kundër coronavirusit, disa prej vendeve më të varfra në botë janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa vaksina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se dhjetëra vende kryesisht shumica prej Afrikës, akoma janë duke pritur të marrin vaksinat kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht që në Afrikë jeton 16 për qind e popullsisë së përgjithshme e botës, në këtë kontinent janë vaksinuar vetëm një për qind e popullatës.

Të fundit në listë për të marrë vaksinën janë Burkina Faso, Burundi, Eritrea dhe Tanzania.

E pikërisht për këtë ekziston frika e madhe se variantet e reja të coronavirusit do të mund të bënin “kërdinë” në vendet ku vaksinimi kundër COVID-19 ende nuk ka filluar, kanë bërë të ditur zyrtarë të COVAX, pranë programit të Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e vaksinat për vendet e varfra nëpër botë.

“Të gjithëve duhet të na brengosë fakti që në disa pjesë të botës nuk janë mbuluar me vaksina anti-COVID”, ka thënë Gian Gandi, koordinatori i UNICEF për COVAX. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori