LAJMI I FUNDIT:

Java nis me mot shumë të ngrohtë, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Java nis me mot shumë të ngrohtë, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Fillimi i kësaj jave do të sjellë mot shumë të ngrohtë e kryesisht me diell.

Nga dita e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë mbi vend sjell kushte për vranësira e ku priten mundësi edhe për të reshura shiu, kryesisht të karakterit lokal, e që vende-vende shoqërohen edhe me bubullima orëve të pasdites.


Sot kryesisht do të mbaj mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 26 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga e mërkura edhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s. /Telegrafi/