Spanja ka hequr një gjendje të jashtëzakonshme që ishte në fuqi që nga tetori për të luftuar pandeminë, duke lejuar që spanjollët të udhëtojnë midis rajoneve për herë të parë në disa muaj.
“Është sikur të ishte festa e Vitit të Ri”, tha 28-vjeçari Oriol Corbella në Barcelonë, ku heqja e orës policore u prit me thirrje, duartrokitje dhe muzikë, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi duke iu kthyer pak normalitetit, por duhet të kemi parasysh që virusi është ende përreth”, shtoi ai.
Ndërsa Argentina Enriquez, një studente 37-vjeçare meksikane, tha se ajo po priste me padurim të shkonte në fshat për të shijuar Barbecues me miqtë, për të luajtur kitarë dhe për të ecur.
“Vetëm të qenit bashkë… shumë emocionuese”, tha ajo.
Por, sipas mediave të huaja, megjithëse masa e urgjencës, e cila skadoi në mesnatë do të çojë në më shumë liri, ajo është një “dhimbje koke” për 17 qeveritë rajonale të vendit, përgjegjëse për kujdesin shëndetësor.
Kjo pasi që gjendja e jashtëzakonshme u siguroi atyre një kornizë ligjore për të imponuar masa – të tilla si ora e ndalimit të natës ose ndalimi i udhëtimit jo-thelbësor midis rajoneve – që kufizojnë liritë.
Me përjashtim të disa ditëve të Krishtlindjes kur u hoqën kufizimet, njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në rajone të tjera, të shkojnë me pushime ose të shohin familjen.
Të dekurajuar nga rritja e infeksioneve pas Krishtlindjes, autoritetet nuk i liruan kufizimet e brendshme të udhëtimit gjatë javës së Pashkëve, normalisht një periudhë piku udhëtimi në Spanjë.
Por ajo që zemëroi vërtet spanjollët ishte fakti që turistët e huaj ishin në gjendje të gjendeshin në vend me pushime ndërsa ata ishin të ndaluar të udhëtonin në plazh ose të vizitonin të dashurit e tyre.
Sidoqoftë, ndërsa ndalimet e udhëtimit brenda-rajonal kanë mbaruar, jo të gjitha kufizimet po lehtësohen në Spanjë, një nga kombet më të goditura të Evropës me gati 79,000 vdekje dhe 3.5 milionë infeksione me COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj