LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca Ushtarake e Finlandës: Rusia përbën shqetësim për vendin dhe rajonin

Inteligjenca Ushtarake e Finlandës: Rusia përbën shqetësim për vendin dhe rajonin

Inteligjenca Ushtarake e Finlandës, në raportin e saj vjetor, ka renditur shqetësimet kryesore, ndër të cilat, përveç pandemisë COVID-19, ka përmendur në veçanti Rusinë.

Finlanda nuk është anëtar i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), mu për shkak të kundërshtimit rus.

Ky shtet u pavarësua nga sundimi rus në vitin 1917.


Viti i inteligjencës së Finlandës, u shënua edhe me zhvillimet në forcat e armatosura të shteteve të rëndësishme për vendin.

“Sidomos Rusia ka vendosur sisteme armësh më të afta dhe të avancuara teknologjikisht në zonat fqinje të Finlandës, si dhe ka përmirësuar gatishmërinë dhe aftësitë e projeksionit të forcës të forcave të saj të armatosura”, thotë publikimi i rishikimit të Inteligjencës Ushtarake finlandeze.

“Përkundër pandemisë COVID-19, aktivitetet ushtarake në zonat fqinje të Finlandës vazhduan të ishin aktive gjatë vitit 2020. Këto përfshijnë, për shembull, stërvitje ushtarake, fluturime strategjike të avionëve bombardues dhe vendosje detare. Ngjarjet e jashtëzakonshme gjatë vitit përfshinin trazirat shoqërore që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi”, vijon raporti.

Rishikimi vë në pah edhe karakterin e luftërave moderne. Sipas raportit, në përgjithësi, është e vështirë të shqyrtohet siguria ushtarake veçmas nga aspektet e tjera të sigurisë.

Karakteri i luftës ka ndryshuar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, dhe luftërat ose konfliktet nuk përfshijnë me domosdo betejën tradicionale nga forcat e armatosura konvencionale të shteteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori