Mbetjet e raketës së Kinës pritet të hyjnë përsëri në atmosferë të shtunën vonë ose herët të dielën, thanë të shtunën qendrat gjurmuese evropiane dhe amerikane.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministria e jashtme e Kinës tha të premten se pjesa më e madhe e mbeturinave nga raketa do të digjet gjatë hyrjes dhe nuk ka shumë gjasa të shkaktojë ndonjë dëm.
Mbikëqyrja dhe Gjurmimi Hapësinor i BE-së, tha se probabiliteti statistikor i një ndikimi në tokë në zonat e populluara është i “ulët”, por vuri në dukje se natyra e pakontrolluar e objektit bëri çdo parashikim të pasigurt.
Kina lëshoi një raketë të quajtur Long March 5B më 29 prill që dërgon në orbitën e Tokës modulin e parë të stacionit të saj të ri hapësinor, Tianhe.
Një segment i madh i raketës kineze është në një rënie të pakontrolluar drejt Tokës dhe parashikimi i fundit i pistës sugjeron që mbeturinat mund të rrëzohen në një zonë potencialisht të populluar.
Kina lëshoi një raketë të quajtur Long March-5B në 29 prill që dërgoi modulin e parë të stacionit të ri hapësinor në orbitën e Tokës. Ndërsa raketat me shumë pjesë zakonisht digjen para se të futen në orbitën e Tokës, te kjo raketë nuk po ndodh e njëjta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251